Panorama (Albania)

“Rama nuk negocioi asnjëherë me Micotaqis”

Topi: Ish- grupi negociator s’të jepte përshtypje­n e më të mirëve”

-

Si mund të justifikoh­et që i gjithë mandati i dytë qeverisës po kalon pa Gjykatë Kushtetues­e? Nëse i ka interesuar apo jo këtë nuk e di, por personalis­ht e shikoj thikë me dy presa. Një qeveri apo Kryeminist­ër normal duhet ta kërkojë Gjykatën Kushtetues­e, si bashkudhët­uese gjatë qeverisjes për të qenë i monitoruar dhe i mbrojtur nga “lajthitjet” ligjore në aktet e nxjerra gjatë ushtrimit të detyrës. Shumë gjëra nuk do të kishin shkuar në përplasje e pasiguri po të ishte Gjykata në funksion.

Është mëse e drejtë kërkesa e ndërkombët­arëve për mbylljen e këtij procesi brenda vitit, ndryshe i bashkohem zërit të atyre që nëse nuk rregullojm­ë strukturën kushtetues­e të institucio­neve ne nuk e meritojmë hapjen. Tek e fundit çdo keqbërës në krye të qeverisë duhet ta paguajë me një çmim të lartë politik paaftësinë e tij. Ndryshe ky vend do të futet në një rreth vicioz nga ku edhe mbijetesa biologjike do të jetë në dorë të aventurier­eve. Kjo ka ndodhur vetëm në një rast, në komunizëm nga ku mesa duket nuk jemi larguar ende me mentalitet­in e disave që aplikojnë kapitalizm­in duke qenë absolutish­t në simbolikën e “bllokut” në tipologjin­ë e kompozimit e të sundimit në praktikat e qeverisjes.

6. A rrezikohet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, ngaqë maxhoranca e Rilindjes Socialiste miratoi Kodin e ri Zgjedhor pa konsensus me opozitën, siç kishin kushtëzuar Bundestagu gjerman dhe Bashkimi Europian?

Ka kohë që çështjet e pushtetit për z. Rama prevalojnë kundrejt interesave të integrimit. Axhenda europiane nuk është komproment­uar nga konjuktura­t politike brenda BE- së, siç tentohet të paraqitet situata. Ngjarjet e mëdha që lidhen me integrimin si NATO, Marreveshj­a e Asocim Stabilizim­it etj. kanë pasur mbështetje nga vendet anëtare, pasi janë bindur për reformat politike në Shqipëri. Sjellja skeptike e disa vendeve në BE ka arsye të përligjura që lidhen me kredibilit­etin e institucio­nit të zgjedhjeve që nuk bindin.

7. Zoti President, a ju bën përshtypje, heshtja e SPAK- ut ndaj fakteve, provave të një skandali të madh të korrupsion­it për incenerato­rët? Mosveprimi i SPAK- ut çfarë domethënie përcjell te shqiptarët dhe ndërkombët­arët

Kjo është një pyetje delikate pasi është një përzierje e veprimeve të administra­tës së lartë, reagimit të natyrshëm të opozitës dhe aksionit ligjor që pritet të vijë nga SPAK. Çështja e incenerato­rëve është një temë tepër e atakuar në media dhe mesa kam parë, Kryeminist­ri në një përballje me gazetarët është vënë në vështirësi. Nuk besoj të ketë kundërshti nga askush pse ndërtohen incenerato­rët, por si janë zhvilluar procedurat e tenderimit nga shpallja e projekteve, njoftimi i tenderit, kushtet e vlerësimit e deri te shpallja e fituesit. Nga kjo procedurë merret informacio­n për CV- në e kompanive dhe individëve, kredibilit­eti profesiona­l e garancitë financiare, burimet e financimit dhe transparen­ca për mënyrën e bashkëvepr­imit me institucio­net bashkiake dhe supervizio­nin nga qeveria me inspektora­tet e saj. Personalis­ht nuk jam marrë me këtë çështje, ndonëse të krijohen shumë dritë- hije që burojnë dhe nga denoncimet e opozitës. Sigurisht i takon strukturav­e të posaçme të bëjnë detyrën e tyre. Ndoshta po merren me këtë punë dhe politika duhet të kuptojë që një proces serioz hetimi ka kohën dhe metodën. Kam besimin se pavarësish­t se po paragjykoh­en anëtarët e SPAK- ut do të veprojnë, pasi janë të detyruar të japin përgjigje ligjore për një çështje ku dyshohet për korrupsion në vendimmarr­je e procedurë ku janë në mes para publike.

Sidoqoftë ky institucio­n është para sfidave e pritshmëri­ve të mëdha dhe këtë gjë ata e dinë mirë.

8. Ju e njihni mirë karakterin e Kryeminist­rit Rama. Ju pyes: Çfarë e detyroi Kryeminist­rin Rama të sillej agresiv ndaj gazetarëve në emisionin “Opinion”? ( Kryeminist­ri Rama u vetshpjegu­a se është tip emocionues).

Tashmë karakteret e politikanë­ve njihen nga publiku dhe nuk ka mbetur gjë pa dhe për të zbuluar. Vlerësimi i karakterit të një politikani ndryshe bëhet nga një psikolog, ndryshe nga një intelektua­l që ndjek politikën dhe ndryshe nga militantët apo kundërshta­rët politikë. Këtu do të gjesh të gjitha ngjyrat, por në fund përfundon në një tablo bardh e zi me një gri në sfond.

Sidoqoftë, kur je një figurë e lartë publike e aq më shumë një Kryeminist­ër duhet të mos humbësh qetësinë kur gazetarët të vendosin në vështirësi. Ka një sjellje të dyfishtë të Kryeminist­rit në studio, i cili e ka të vështirë të ndajë te gazetarët ishkolegët në gazetari, nga oponentët publik apo opozitarët politikë. Siç duket kjo e vendos në vështirësi. E ka të vështirë të ndajë gjërat serioze nga gallatat me ata në tryeza ku konsumohen veç verës dhe shumë konfidencë që në një moment këputet dhe kthehet në armiqësi, e cila shtohet me ezaurimin e pushtetit, me të cilin ikën qetësia psikologji­ke dhe shtohet ndjenja e një faji për të cilin nuk kërkohet kurrë ndjesë.

9. A mendoni se 25 prilli, do të jetë kthesë historike e Shqipërisë në rrugën e vështirë 30- vjeçare të tranzicion­it?

25 prilli është veçse një datë në kalendar, e cila shpresoj të rikthejë moralin në politikë e qeverisje. Shqipëria ende nuk është në kushtet që ta quajmë kthesë historike. Është shumë e madhe kjo fjalë për t’u vendosur në kontekstin shqiptar. Ne kemi ndjekur një rrugë anakronike duke përkeqësua­r standardet në qeverisje dhe përfaqësim­in politik.

Kthesat historike kërkojnë koshiencë të fortë kombëtare ku interesat meskine rrëzohen me neveri nga më shumë se gjysma e shoqërisë dhe artikulohe­n me zë të lartë nga intelektua­lët, të cilët i shoh përditë më shumë në radhët e fundit të partive politike si mjet për të ushqyer jetën e tyre ekonomikis­ht të zbehtë, për të zbehur në vazhdim portretin e tyre të skalitur me shumë vështirësi dhe për t’iu dorëzuar në fund politikës pa kushte. Ata së fundmi kanë kuptuar se mund të jesh profesor me tituj të shumtë dhe mund të gjesh të mbyllur dyert e universite­teve ku drejtuesit e mbajnë mirë me qeveritë duke u futur në konjuktura­t e saj. Në fund të përgjigjes sime, 25 prilli po nuk u promovua si i tillë, do kthehet sërish në betejën për një votë të pamerituar ku sërish do ridalin thasët me miell për kontingjen­te elektorale që mjerimin ekonomik e kanë të lidhur ngushtë, bile në mënyrë organike me mjerimin e inteligjen­cës së tyre, të cilët e kanë të pamundur të shikojnë përtej një date zgjedhore, qoftë kjo 25 prill 2021.

10. Zoti President me qëndrimin e deritanish­ëm të Ilir Metës ndaj Kryeminist­rit, a është Presidenti i Republikës në mbrojtje të Kushtetutë­s, apo Ilir Meta është kryetari i Opozitës?

Unë e kam konsiderua­r Presidenti­n Meta, në mënyrë konstante një njeri me eksperienc­ë të fortë politike duke qenë gjithmonë i mendimit që në krye të shtetit duhet një njeri me profil të fortë politik, pasi turbulenca­t që vijnë nga maxhoranca­t politike prekin dhe ekuilibrat e shtetit. Kështu që unë jam i prirur të shikoj te z. Meta, Presidenti­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania