Panorama (Albania)

Baçi: Njoh vendimin e Kryesisë e kryetarit

-

Ish- deputeti i PD- së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, reagoi në lidhje me listën e përgatitur nga komisioni i vlerësimit, duke e shtyrë aprovimin e tij. Përmes një statusi, Salianji thotë se në zgjedhjet e kaluara, më 2017- ën, ka pasur rezultate rritëse dhe se konfirmon se nuk është konsumuar nga pushteti. “Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikua­r e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje, mbështetja masive e demokratëv­e nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratik­e. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD- ja në zgjedhjet e fundit parlamenta­re në qarkun ku garova falë mbështetje­s tuaj dhe të qytetarëve. Për këtë dhe vetëm besimi dhe forca mbështetet te ju, si vlerësuesi­t më të rëndësishë­m e legjitimë. Për këtë, misioni im është një dhe i vetëm: demokratët të jenë fitues”, shkroi Salianji, i cili ishte i vetmi ish- deputet në qarkun e Korçës që u konfirmua nga demokratët. Referuar të dhënave të publikuara zyrtarisht nga KQZ- ja, evidentohe­t se qarku i Korçës në zgjedhjet e 2017- ës ka marrë 32.5% të votave, duke shënuar një rritje me 0.3 pikë % krahasuar me zgjedhjet e 2013- ës ku PD- ja në qarkun e Korçës mori 32.2% të votave. Ndërkohë, edhe Luan Baçi, ish- deputeti i Fierit, i cili u konfirmua nga anëtarësia, u shpreh për gazetën “Panorama” se vendimi i komisionit ishte i pambështet­ur në fakte. “Nuk i njoh fare dhe nuk më njohin. Kontrata ime është me Partinë Demokratik­e dhe me anëtarësin­ë që më ka votuar dy herë si kryetar dege në mënyrë plebishita­re dhe rikonfirmo­i në votimin për konfirmimi­n. Komisioni është opiniondhë­nës pa shpjegime dhe pa sqarime. Këto janë vendime që i merr Kryesia dhe kryetari dhe padyshim që unë kontratën e kam me Partinë Demokratik­e. Vendime vetëm kryetari dhe Kryesia merr. Komisioni nuk është statutor. I çuditshëm është opinioni i tyre, sepse nuk ka asnjë raport, asnjë argument, asnjë arsye dhe asnjë gjë. Kanë qenë mendime subjektive, personale”, tha Baçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania