Panorama (Albania)

Nuk merr shërbim, ndërron jetë 53- vjeçari

PD: Vdekja e Lutfi Çekirit, krim shtetëror, përgjegjës­i e qeverisë

-

Që prej fillimit të pandemisë, askush nuk flet më për sëmundjet e zemrës, për kancerin, për sëmundjet konike etj., të cilat vrasin po aq sa edhe COVID- 19. Fokusi është vendosur te koronaviru­si, duke bërë që shumë nga këto shërbime të mbesin në hije. Vdekja e 53- vjeçarit, Lutfi Çekiri, këtë të premte është dëshmi e “gjunjëzimi­t” të sistemit shëndetëso­r që nuk është në gjendje t’u shërbejë pacientëve, qofshin këta të infektuar me COVID- 19, qofshin me sëmundje zemre, stomaku apo çdo sëmundje tjetër që kërkon kujdes mjekësor spitalor. Por kjo nuk është e gjitha, 53- vjeçarit iu desh të përplasej nga njëra derë spitali në tjetrën, pa mundur të marrë kujdes shëndetëso­r. “Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulcerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri në një intervistë dhënë për televizion­in “Fax News” të enjten. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Partia Demokratik­e. Në deklaratën e mbajtur dje, ishdeputet­ja Oriola Pampuri e cilësoi vdekjen e 53vjeçarit si krim shtetëror, duke bërë përgjegjës­e të drejtpërdr­ejtë qeverinë. “Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53- vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit! I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencë­n e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësis­ht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij. Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror. Përgjegjës­ia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmë­ve”, tha Pampuri.

 ??  ?? Lutfi Çekiri, 53- vjeçari që ndërroi jetë në QSUT
Lutfi Çekiri, 53- vjeçari që ndërroi jetë në QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania