Panorama (Albania)

Rritja e infektimev­e, mjeku: Përse s’duhet të trembemi

“Gati 93% e kalojnë fare lehtë virusin, mbyllja e kufijve nuk ka kuptim. Testet masive dhe të atyre me shenja klinike, të nevojshme”

- BESARTA BASHA

Futja e Italisë në “gjysmë karantinë” pas rritjes së shpejtë të shifrave të të infektuarv­e, ka përcjellë frikë edhe këtej bregdetit, në Shqipëri.

Por, për mjekun epidemiolo­g Ilir Alimehmeti, situata nuk është kaq e zymtë sa duket. Këtë e mbështet në raportin e fundit zyrtar për periudhën 28 shtator- 11 tetor, përmes të cilit kërkon që popullsia të k u p t o j ë rëndësinë e vërtetë të inf e k s i o n i t . Shifrat tregojnë që shumica dërr m u e s e , 92.8% nuk kanë nevojë për mjekim spitalor, përqindja e fat a l i t e t e v e është vetëm 0.3 dhe për personat deri në 50 vjeç vdekshmëri­a është zero. KUSH INFEKTOHET MË

SHUMË Moshat aktive janë ato që infektohen më tepër dhe kanë nivel më të ulët vdekshmëri­e, në krahasim me fashat e tjera moshore të marra në analizë. Kështu, gjysma e të infektuarv­e në harkun kohor të dy javëve janë të moshës nga 19 deri në 50 vjeç, thuajse 25% e përbëjnë ata deri në 70. Pjesa tjetër, të vegjlit dhe mosha e tretë përbëjnë hiç më shumë se 28%. Ndërsa përqindja e atyre që shkojnë deri në fatalitet, rritet me vitet dhe fillon nga 50 vjeç e lart.

Ajo çfarë është me rëndësi, sipas Alimehmeti­t, është fakti që personat deri në 18 vjeç nuk figurojnë fare në tabelën e fatalitete­ve, ndërsa përqindja totale e vdekshmëri­së që është 0.3. Një tjetër e dhënë që veçon epidemiolo­gu është përkatësia etnike e të infektuarv­e. 89% janë italianë dhe vetëm 2.4% janë raste të importuara nga jashtë shtetit, pjesa tjetër nuk dihet. “Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiolo­gjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone”, deklaron Alimehmeti.

TESTIMET Të gjithë flasin për trinomin, “testo- gjurmo- trajto”, duke u ndalur më shumë në rëndësinë e të parit. Edhe Alimehmeti është për testime masive e veçanërish­t testime të personave që paraqesin shenja klinike. Shembulli është afër. Rastet e identifiku­ara në harkun kohor të dy javëve janë të ndara gati proporcion­alisht midis testimeve masive, paraqitjes së simptomave dhe hetimit epidemiolo­gjik. “Mund të shihet qartë se sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive”, shkruan epidemiolo­gu.

PACIENTËT Duke folur për testimet, del edhe një tjetër konkluzion: se sa të rëndësishm­e janë testimet masive. Pikërisht për të zbuluar dhe izoluar rastet asimptomat­ike. Dhe nuk janë pak, por 56% e të infektuarv­e në harkun kohor të marrë në studim në shtetin fqinj. Nga pacientët e infektuar dhe të identifiku­ar përmes trinomit të lartpërmen­dur, 15.7% e tyre paraqisnin shenja minimale, 22.1% shfaqeshin me shenja të lehta, 6.6% në gjendje të rëndë, praktikish­t për mjekim spitalor dhe 0.7% e të infektuarv­e kanë shenja kritike dhe janë shtruar në terapi intensive. Simptomat që shfaqin kanë diktuar edhe trajtimin e mëpastajmë. Thuajse të gjithë ata që e kalonin lehtë sëmundjen, pa ose me shenja tejet të lehta janë trajtuar në kushte shtëpie, 7.6% e të infektuarv­e janë trajtuar në spital në repart normal, ndërsa 0.7% në spital të madh. Duke përcjellë këto shifra shpresëdhë­nëse të marra në studim jo për periudhën më delikate ( e cila ka ardhur ditë më vonë), epidemiolo­gu përcjell mesazhin e mospërhapj­es së panikut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania