Panorama (Albania)

Në 24 orë, 4 humbje jete si pasojë e COVID- 19 dhe 299 raste të reja pozitive

-

Java e tretë e tetorit ka sjellë shtim të rasteve, të konfirmuar­a pozitivë me COVID- 19. Të dielën janë raportuar 299 persona të prekur nga më shumë se 1300 teste të kryera. Tirana është në krye të listës, sa i takon qyteteve më të goditura nga pandemia. “Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Përrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamzë, Mat, Fushë- Arrëz, Cërrik”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së një ditë më parë. Lidhur me situatën në spital aktualisht po marrin mjekim 271 pacientë. “Në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”. COVID- 19 i ka kushtuar jetën 4 pacientëve përgjatë 24 orëve të një dite më parë, duke e rënduar edhe më tepër bilancin e viktimave në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare janë 477 persona që kanë humbur betejën me sëmundjen që prej fillimit të pandemisë. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 64- vjeçar nga Elbasani, një 65- vjeçar nga Tropoja, një 77- vjeçar nga Tirana, një 81- vjeçar nga Gramshi”, veçohet në raportin ditor të ministrisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania