Panorama (Albania)

Në kërkim për trafik droge, kapet në Morinë shtetasi turk

-

KUKES - Një shtetas turk është arrestuar ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Morinë, pasi ka rezultuar në sistem i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t gjermane. Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë së Kukësit, arrestimi i shtetasit me inicialet I. E., banues në Turqi, u bë në bashkëpuni­m me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi­n e tij në shtetin gjerman. "Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacio­nit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombët­ar: I. E, 42 vjeç, banues në Turqi. Gjatë përpunimit dhe verifikimi­t të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kukësit. Ndërkohë, kanë bërë të ditur se autoritete­t gjyqësore gjermane kanë caktuar ndaj 42vjeçarit turk masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale "Trafik droge", parashikua­r nga Kodi Penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi­n e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në "Konventën Europiane të Ekstradimi­t" të vitit 1957. Burimet nga Policia bënë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, shtetasi turk është shprehur se po udhëtonte drejt Shqipërisë në rrugë tokësore me qëllim për të vizituar vendin tonë. Ndërsa ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se ishte person i shpallur në kërkim nga autoritete­t gjermane.

 ??  ?? Pika kufitare e Morinës
Pika kufitare e Morinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania