Panorama (Albania)

Nuk plotësonin kushtet për BE, tentuan të korruptojn­ë policët

Dy të arrestuar në Rinas, njëri ofroi 50 euro, tjetri 100

- TIRANE

Dy persona janë vënë në pranga dje në Aeroportin e Rinasit, pasi kanë tentuar të korruptojn­ë punonjësit e Policisë, duke qenë se nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia nuk përmendi konkretish­t se cilat kushte nuk plotësonin dy të arrestuari­t, megjithatë tha se njëri kishte ofruar në formë ryshfeti 50 euro, ndërsa tjetri 100 euro, duke qenë se udhëtonte bashkë me gruan. Në pranga kanë rënë shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, të cilët kanë tentuar të korruptojn­ë policët, pasi gjatë kontrollit të dokumentac­ionit dhe intervisti­mit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE- së rezultoi se këta shtetas nuk justifikon­in qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Shengen.

ARRESTIMET Policia tha dje se janë intensifik­uar kontrollet për përmbushje­n e kushteve për të udhëtuar në vendet e BEsë e po ashtu janë shtuar kontrollet për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë në fushën e falsifikim­it të dokumentev­e, me qëllim udhëtimin për të kërkuar azil. Policia Kufitare e Rinasit, brenda pak orësh, godet dy raste të mitdhënies. "Tentuan të korruptoni­n punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE- së, edhe pse nuk plotësonin kushtet, vihen në pranga dy shtetas", tha zyrtarisht Policia. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandalue­se për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE- së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Shengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", shtetasit: A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë. "Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentac­ionit dhe intervisti­mit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE- së, këta shtetas nuk justifikon­in qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Shengen", tha Policia. Shtetasi A. M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshor­ten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit. "Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE- së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Shengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligj­shëm, pasi do përballen me ligjin", u bën thirrje Policia qytetarëve.

 ??  ?? Paratë e futura në dokumente për të korruptuar policin
Paratë e futura në dokumente për të korruptuar policin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania