Panorama (Albania)

Kultivimi i kanabisit vijon, vetëm në Krujë 332 procedime penale gjatë këtij viti

Numri i procedimev­e të nisura për kultivim kanabisi, thuajse i njëjtë me atë të vitit 2016. Edhe këtë herë para fushatës zgjedhore

- KRUJE

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë përpjekur të minimizojn­ë fenomenin e kultivimit të kanabisit në vend.

Madje, vetë numri një i dikasterit blu, Sandër Lleshaj ka deklaruar në daljet e tij publike, se ky fenomen është i vdekur. Por duket se shifrat flasin kundër tyre. “News 24” raportoi dje se vetëm në rrethin e Krujës, rezulton të jetë shkatërrua­r një numër i madh parcelash me kanabis. Kjo provohet nga numri i lartë i procedimev­e penale të regjistrua­ra përgjatë 2020- ës nga Prokuroria e Krujës. Në dhjetë muajt e këtij viti, janë regjistrua­r pranë këtij institucio­ni 332 procedime penale për “kultivim të lëndëve narkotike”. Në një pjesë të procedimev­e, Prokuroria ka emra konkret të personave të dyshuar, të cilët janë përfshirë në veprimtari­në e paligjshme, ndërsa rastet e tjera janë regjistrua­r çështjet, por ende nuk ka asnjë të dyshuar. Burime të besuara thanë se shifra është e përafërt me vitin 2016, ku numri i çështjeve hetimore që lidheshin me kanabisin, shkonte diku pak më shumë se 400 të tilla. Por asokohe, Shqipëria rezultoi të ishte mbjellë nga Veriu në Jug me kanabis, fenomen që u kthye në shqetësues për partnerët. Por ndryshe nga 4 vite më parë, hetuesit thonë karakteris­tikë kanë parcelat me sipërfaqe të vogla. Por, përveç shifrave të përafërta të procedimev­e për kultivim kanabisi, duket se ka edhe një të përbashkët të madhe mes vitit 2016, kur ishte rekordi dhe këtij viti. Ashtu si atëherë, edhe tani kultivimi i drogës kryhet në një kohë pak para fushatës zgjedhore, që atëherë ishin në vitit 2017, ndërsa zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në prill të vitit 2021.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania