Panorama (Albania)

Iu gjet 48 kg kanabis, pranga 52- vjeçarit

Operacioni antidrogë në Himarë, droga u gjet në shtëpi

-

Një 52- vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi iu gjetën në shtëpi 48 kilogramë kanabis. Policia gjithashtu asgjësoi disa bimë të mbjella nga H. K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç të Himarës. Policia tha dje se vijojnë goditjet e njëpasnjës­hme ndaj veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e. Në këtë kuadër është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Koordinata”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me Forcën Operaciona­le në DVP- së Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”. Sekuestroh­en 48 kg kanabis. Vihet në pranga 52- vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative, se në territorin e fshatit Kuç, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, si dhe kishte kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: H. K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë. Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuara kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike, të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania