Panorama (Albania)

Trump votoi në Florida dhe vazhdoi menjëherë fushatën

-

Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Floridas, ndërsa rivali i tij demokrat, Joe Biden, ishte në Pensilvani­a për fushatë. Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrim­in nga Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën kryesore dhe tani duhet të votojë në Florida. “Ishte votim krejt i sigurt. Çdo gjë ishte perfekte”, tha Presidenti në komente për gazetarët kur po largohej nga biblioteka e qytetit Palm Beach, e cila po përdoret si qendër votimi. “Ishte nder që votova”, u tha ai gazetarëve duke u përgjigjur pyetjes “për kë votuat” me batutën “Për njërin që quhet Trump”.

Presidenti e vazhdoi ditën menjëherë në aktivitet fushate në Lamberton të Karolinës së Veriut. Fushata e tij do të vazhdojë në Sërkëllvil­l të Ohajos dhe Uokesha të Uiskonsini­t.

Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar deri tani. Pritet të votojnë edhe 100 milionë të tjerë, para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenci­ale 2020 në SHBA.

Të dielën, Joe Biden ka bërë fushatë me pjesëmarrë­s që kanë qëndruar në makinat e tyre, të parkuara në një qytezë në periferi të Filadelfia­s, një komunë ku Hillary Clinton fitoi me një diferencë të ngushtë në 2016. Ndryshe nga Trump, Biden po përpiqet të mbajë fushata jo masive, për shkak të rrezikut nga COVID- 19.

Biden ka bërë një deklaratë në përgjigje të intervistë­s së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark

Meadows me CNN të dielën, ku ai tha se Shtëpia e Bardhë nuk do ta kontrolloj­ë pandeminë. “Ne nuk do të kontrolloj­më pandeminë. Ne do të kontrolloj­më faktin që marrim një vaksinë, terapeutik­ë dhe zbutje të tjera”, tha Meadows në CNN. Biden tha se intervista nuk ishte një përplasje, por

“një njohje e sinqertë e asaj që strategjia e Presidenti­t Trump ka qenë qartësisht që nga fillimi i kësaj krize: të valëvitësh flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresosh që duke e injoruar atë, virusi thjesht do të ikë. Nuk ka ikur, dhe nuk do ka për të ikur vetë”, shkroi Biden.

 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania