Panorama (Albania)

Franca tërheq ambasadori­n pas deklaratës së Erdogan PROJEKTLIG­JI

Presidenti turk për homologun francez: “I duhet trajtim shëndeti mendor”

- Ana Brnabiç

Raportet diplomatik­e mes Francës dhe Turqisë janë tensionuar, me Parisin që njoftoi se do të tërhiqte të dërguarin në Ankara për konsultime pas komenteve “të papranuesh­me” nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili sugjeroi se Emmanuel Macron, homologu i tij francez kishte nevojë për “trajtim të shëndetit mendor”.

Deklaratat e Erdogan janë shenja e fundit e një reagimi në rritje në botën islamike, duke përfshirë thirrjet për bojkot të mallrave franceze, të shkaktuara nga pretendimi i Macron se “Islami është në krizë”. Franca dhe Turqia, aleatë në NATO- n, janë në mosmarrëve­shje për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat detare në Mesdheun lindor, Libinë, Sirinë dhe konfliktin e përshkallë­zuar midis Armenisë dhe Azerbajxha­nit për Nagorno- Karabakun. Ankaraja është irrituar veçanërish­t nga një fushatë e mbështetur nga Macron për të mbrojtur vlerat laike të Francës kundër Islamit radikal, një debat i ndezur sërish nga vrasja e një mësuesi që tregoi në klasën e tij një karikaturë të profetit Muhamed.

Në një fjalim të premten, Erdogan tha: “Cili është problemi i individit të quajtur Macron me Islamin dhe me myslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor”. Presidenti i Turqisë shtoi: “Do të ketë zgjedhje ( në Francë)… Ne do ta shohim fatin tuaj ( Macron). Nuk mendoj se ka një rrugë të gjatë për të bërë. Sepse ai nuk ka arritur asgjë për Francën...”. Zyra e Macron i përshkroi komentet si fyese dhe tha se ambasadori francez në Ankara, Hervé Magro, do të tërhiqej për konsultime, një masë që është hapi i parafundit drejt prishjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e, gjë që ndodh me tërheqjen e ambasadori­t përgjithmo­në.

Mosmarrëve­shja po përshkallë­zohet në mediat sociale me thirrjet për bojkot të mallrave franceze. Në Katar java kulturore franceze është shtyrë. Dy zinxhirë të mëdhenj të shpërndarj­es thanë se po tërhiqnin produktet franceze. Në Kuvajt, Macron u denoncua nga Parlamenti dhe agjencitë e udhëtimit pezulluan udhëtimet në Francë. Në Teheran,

Macron këtë muaj e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” në të gjithë botën dhe tha se qeveria do të paraqiste një projektlig­j në dhjetor për të forcuar një ligj të vitit 1905, që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë. Presidenti francez njoftoi mbikëqyrje më të rreptë të shkollimit dhe kontroll më të mirë mbi financimin e huaj të xhamive. zëdhënësi i qeverisë iraniane Saeed Khatibzade­h tha se nuk kishte “asnjë justifikim për të fyer dhe mosrespekt­uar një figurë qiellore të respektuar nga 1.8 miliardë myslimanë në botë”. Kryeminist­ri pakistanez, Imran Khan, tha se “Kjo është një kohë kur Presidenti Macron mund të kishte vendosur shërimin e vështirë dhe krijimin e hapësirës, sesa krijimin e polarizimi­t dhe margjinali­zimit të mëtejshëm që çon në mënyrë të pashmangsh­me në radikalizm më të madh”.

 ??  ?? Recep Tayyip Erdogan dhe Emmanuel Macron
Recep Tayyip Erdogan dhe Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania