Panorama (Albania)

Abazaj në superformë, Gashi mund Bashën me 2

Tjetër gol Kristali, Rroca asist dhe lojtari i ndeshjes në Turqi

-

Edhe këtë fundjavë, dyshja Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca ka udhëhequr skuadrën e Istanbulsp­orit për të marrë 3 pikët e radhës në Ligën e Parë turke.

Mesfushori ka qenë fantastik, ka dhënë një asist dhe është shpallur lojtari i ndeshjes, ndërsa mesfushori anësor Abazaj ka vënë një tjetër firmë për fitoren e skuadrës së tij. Nga ana tjetër, Hyka ka gjetur golin e tij të parë në Kinë, ndërsa Shkëlzen Gashi me dopietën ka triumfuar përballë Migjen Bashës...

TURQI Sulmuesi i Istanbulsp­orit, Kristal Abazaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës. Futbollist­i kuqezi zhbllokoi takimin e javës së shtatë të Ligës së Parë turke ndaj Eskiserspo­rit. 24vjeçari shënoi në minutën e 21- të të ndeshjes, me të djathtën brenda zonës pas krosimit nga e djathta. Ky është goli i dytë i Abazajt me ekipin e ri dhe u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializu­ar e statistika­ve "SofaScore". Edhe Eduart Rroca është duke kaluar një formë fantastike. Mesfushori 27- vjeçar është zgjedhur sërish njeriu i ndeshjes, në triumfin 3- 0 që Istanbulsp­or arriti në shtëpi. Shqiptari ishte protagonis­t me një asist fantastik për Papa Diuf në minutën e 63të dhe në minutën e 88- të fitoi një 11- metërsh, i shndërruar në gol nga Ergun. Mesfushori 27- vjeçar u zgjodh njeriu i ndeshjes nga "SofaScore", që e vlerësoi Rrocën me notën 8.

DERBI KUQEZI Në Zvicër, Shkëlqen Gashi ka fituar derbin ndaj Migjen Bashës, duke shkëlqyer me dy gola dhe një asist. Ai udhëhoqi Araun në ligën e parë zvicerane. Pasi shënoi golin e fitores para 3 javëve ndaj Kiasos, këtë fundjavë sulmuesi kuqezi ka shkëlqyer me dopietë dhe një asist të dhuruar. Gashi shkëlqeu ndaj Ksamaksit, teksa në minutën e 29- të realizoi me penallti dhe në minutën e 76', pas një pasimi perfekt të marrë nga Zverotiç, ia doli të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, që fitoi 3- 1 në fund. Në minutën e dhjetë, sulmuesi kish asistuar për të hapur siparin e golave. Gashi ka shkëlqyer teksa kundërshta­r për 90 minuta në fushë në radhët e Ksamaksit, ishte Migjen Basha një tjetër ish- lojtar i Kombëtares. "MADE IN CHINA" Jahmir Hyka ka gjetur golin e parë në Kinë me skuadrën e Guizhu Hengfeng, ku u transferua në merkaton e verës. Ish- futbollist­i i Kombëtares shënoi golin e dytë në minutën e 40- të në fitoren 3- 0 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Shenjang Urban. Hyka lëvizi bukur në krahun e majtë dhe pas një pasimi perfekt të marrë, nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të shënojë golin e tij të parë në Kinë. Guizhu Hengfeng militon në divizionin e dytë në Kinë dhe futbollist­i shqiptar po kalon një formë shumë të mirë. Pak ditë më parë dha një asist.

 ??  ?? Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca duke gëzuar në triumfin 3- 0
Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca duke gëzuar në triumfin 3- 0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania