Panorama (Albania)

Hakmerret Reali, Zizu theu Barçën me tetë lëvizje

-

Kur thuhet që "El Clasico"- t janë ndeshje të paparashik­ueshme, e kemi fjalën pikërisht për këto ndeshje. Reali i Madridit rimori kreun e klasifikim­it, rifitoi krenarinë në skenën më të vështirë të futbollit spanjoll, "Camp Nou", duke marrë një triumf të merituar dhe të vuajtur, por edhe me polemika. Një gol i shpejtë i Valverdes, pastaj barazimi i Ansu Fati dhe në pjesën e dytë penalltia e Ramosit dhe goli i Modriçit. Kjo ishte kronika e golave, por pas triumfit madrilen fshihen shumë faktorë dhe arsye. Zinedin Zidan ia arriti të ndërtonte një skuadër të fortë dhe të gatshme për t'u hakmarrë ndaj të gjithëve në duelin e shumëpritu­r. Në Barcelonë ndihen të vjedhur, por kjo tashmë nuk vlen shumë. Fati i ndeshjes është i vulosur.

Ekipi më i mirë - Nëse Reali i Madridit doli nga kriza me fitoren kundër Barcelonës, është falë vendimeve të duhura që mori Zinedin Zidan. Trajneri francez zbriti në fushën e lojës skuadrën më të mirë të mundshme, duke lënë mënjanë eksperimen­tet dhe rrotacione­t. Mendi në krahun e majtë, rikthimi i Ramosit në qendër dhe Naço nga e djathta dhe Benzema në majën e sulmit. Këto ishin ndryshimet në krahasim me duelin kundër Shahtjorit dhe dhanë frytet në fushën e lojës. Gjithashtu edhe lojtarët si Kros, Asensio dhe Valverde luajtën mirë. Tani pyetja është: A do të ruajë Zidan këtë bllok futbollist­ësh për ndeshjet e tjera?

Këmbë të freskëta - Reali i Madridit dukej i transformu­ar fizikisht në "El Clasico" në krahasim me dy ndeshjet e mëparshme. Prezenca e Ramosit, Mendisë, Kasemiros, Valverdes, Asensios dhe Viniciusit i dhanë Realit më shumë forcë dhe kilometra në krahasim me duelet e mëparshme. Në këtë aspekt, Zidan ekuilibroi ndeshjen duke ditur që përballë kishte të rinj të talentuar dhe të fortë si De Jong, Dest, Alba, Pedri, Kutinjo dhe Ansu Fati.

Hakmarrje - "El Clasico" ishte vendi i duhur për të dalë nga kriza. Reali i Madridit vinte pas dy humbjeje me Kadizin dhe Shahtjorin, të cilat kishin vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Zidan, por ky i fundit kërkoi që skuadra e tij të bënte më mirë dhe ata u përgjigjën gati. Për 6 minuta e panë veten në avantazh dhe pavarësish­t se pësuan, të krijonin idenë se ishin skuadra më e fortë në fushë. Nuk u trembën aspak nga goli i Ansu Fati. Treguan dëshirë dhe hakmarrje ndaj të gjithëve. U mbyllën gojën kritikëve.

Mbrojtja - Tibo Kurtua ka qenë një nga lojtarët e paktë që ka marrë elozhe, pavarësish­t dy humbjeve të Realit. Bëri sërish një ndeshje fantastike kundër Barcelonës. Pritja e tij spektakola­re kundër Mesit në pjesën e parë vlente sa një gol. Reali në përgjithës­i u mbrojt si skuadër dhe dinte të vuante. Kishin shumë rregull dhe vendosmëri.

Garda e vjetër - Në fushë duhen gjithmonë lojtarë me këmbë të freskëta, por të vjetrit nuk mund t'i injorosh kurrë. Toni Kros bëri një ndeshje madhështor­e në mesfushë, Benzema tregoi që është vendimtar në sulm dhe Modriç kur u fut vulosi ndeshjen. Kualiteti i tij në golin e tretë do të mbahet mend gjatë.

Faktori Ramos - Pa harruar "plakushin" Serxho Ramos, i cili është lojtari më i rëndësishë­m i Realit të Madridit. Mund të konsideroh­et një nga më të mëdhenjtë e historisë së këtij klubi. Kapiteni erdhi me shumë probleme në "Camp Nou" dhe u largua si heroi. Ishte lideri i skuadrës që nga momenti kur u nisën drejt kësaj sfide dhe me të në fushë, Varan ndihet i mbrojtur. Problemi është që Reali nuk mund të bëjë rrotacion në mbrojtje. Kur Ramos nuk është, skuadra vuan.

Takimi me Zidanin - Ashtu siç ndodhi një vit më parë. Lojtarët bënë gjithçka për të shpëtuar trajnerin e tyre. Takimi mes lojtarëve dhe trajnerit tregohet në përqafimin e tij me Kasemiron pas golit të Modriçit. Të gjithë përqafuan kroatin, braziliani shkoi te trajneri.

Kriza e Barçës - Me këtë fitore Reali i Madridit ia transferon krizën Barcelonës. Katalanasi­t janë 6 pikë larg nga madrilenët, edhe pse me një ndeshje më pak, por ideja është që blaugranët duken një skuadër e brishtë dhe nuk reagojnë atëherë kur duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania