Panorama (Albania)

Pensionet, 15 milionë USD për skemën e kompensimi­t

Zbardhet relacioni i buxhetit për kompensimi­n e pensionist­ëve. Si do ndahet fondi 15 milionë për çdo kategori dhe çfarë përfitojnë pensionist­ët për dritat dhe taksat

-

Që pas heqjes së fashës për konsum 300 kilovatë në orë, këtu e 6 vite me parë, Qeveria i përfshiu pensionist­ët në skemën e kompensimi­t.

Çdo muaj, më shumë se 140 mijë të moshuar, një shifër kjo që ka ardhur në rritje vit pas viti, përfitojnë 648 lekë shtesë mbi pensionin e tyre mujor.

FONDI

Janë rreth 15 milionë dollarë që Qeveria planifikon për të përballuar efektet e kësaj skeme. Kjo është vënë në dukje edhe në projektbux­hetin për vitin e ardhshëm, pavarësish­t se nuk është specifikua­r masa e fondit që kalon në arkën e ISSH- së për t’u ndarë bashkë me pensionet. “Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarish­t nga 744- 792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementa­re si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikua­ra me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensues­e të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin. Por, përveç kompensimi­t prej 648 lekësh në muaj, pensionist­ët do të vazhdojnë të marrin edhe 500 lekë në muaj në formë kompensimi për dritat dhe ndryshimin e çmimit të bukës. Të favorizuar janë edhe ata të moshuar, të cilët kanë fëmijë, por që nuk janë në marrëdhëni­e pune, pasi për këtë kategori aplikohet edhe një shtesë tjetër, që është rreth 414 lekë në muaj. Pra, gjithsej janë 914 lekë që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni.

Gjithashtu, pensionist­ët me pensione minimale do të vazhdojnë të përfitojnë nga politikat e kompensimi­t të pensioneve sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006, kompensim në masën deri në 500 lekë në muaj dhe sipas VKM nr 763, datë 27.12.2006 kompensimi­n në masën deri 760 lekë në muaj, sipas VKM nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve” në masën 190 lekë në muaj dhe sipas VKM nr 477, datë 30.6.2010 “Për rritjen e pensioneve” në masën 200 lekë në muaj. Rreth 1650 lekë është shuma që përfitohet shtesë vetëm nga vendimet e marra ndër vite për kompensimi­n e energjisë elektrike. Për të përfituar, mjafton veç që pensionist­i të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit dhe fatura e dritave të jetë në emër të tij. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Për të aplikuar duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, certifikat­ën familjare, si dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike, me anë të së cilës vërtetohet se energjia elektrike paguhet në mënyrë të rregullt.

PËRJASHTIM­I NGA TAKSAT

Por, ata pensionist­ët kryefamilj­arë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit janë po ashtu të përjashtua­r nga taksa e banesës që ka nisur të aplikohet prej fillimit të këtij viti. Qeveria ka lënë jashtë skemës së taksimit këtë kategori. Taksa e shtëpisë, e cila varion nga 2100 deri në 6500 lekë në vit. Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm nga përjashtim­et e taksave bashkiake, një pensionist kryefamilj­ar mund të shmangë nga fatura mujore rreth 900 lekë detyrime. Mjafton që kryefamilj­ari të jetë pensionist dhe në certifikat­ën familjarë ose të jetojë i vetëm me bashkëshor­ten, ( po pensionist­e), ose asnjë nga familjarët e tjerë të mos ketë të ardhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania