Panorama (Albania)

Zgjedhjet në SHBA dhe interesat shqiptare

- FATOS LUBONJA

Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në...

periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëv­e perëndimor­ë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump- in në pushtet, ujërat janë turbulluar. Qëndrimet e tij në favor të Brexit- it e të sovranizmi­t antieuropi­anist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracion­it, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetje­n krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëv­e, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshta­rët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservato­re. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetje­n e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.

Në Shqipëri, para Trupit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë- qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakteriz­uar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me Presidenti­n fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij ( kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.

Për shkak të deklarimit të tij anti- Trump, kombinuar me faktin se administra­ta e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës ( mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit.

Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës Amerikane në kohën e ambasadori­t Lu. Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump- it dhe, ç’është më e rëndësishm­ja, pragmatizm­i plot improvizim­e dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administra­tës Trump ndaj narkoqever­isë së Ramës, që kulmoi me paralajmër­imin e Palmer- it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadore­s Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuari­n Lu. E, megjithatë, paradoksal­isht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump- it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden- it do të ishte më shpresëdhë­nëse sesa një fitore e dytë e Trump- it për sa i përket aspiratës së shqiptarëv­e për një vend më të mirë dhe më demokratik ( për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencë­n e tij plot me qëndrimet jokoherent­e të papritura, polarizues­e, konfliktua­le, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA- ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishë­m në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracin­ë. Një fitore e tij do të përforcont­e një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personaliz­ojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucio­neve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontim­in Trump– Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problemati­kat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmëri­në shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëv­e amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëri­a më e madhe ndaj publikes, veçanërish­t shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitet­in e vet.

Së dyti, vizioni i Biden- it pro ambientali­st për energjinë e rinovueshm­e etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump- it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimev­e të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit- it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratik­e. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshm­e për problemet e korrupsion­it, krimit të organizuar e proceseve antidemokr­atike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administra­ta Trump, për shkaqe pragmatist­e interesash gjeopoliti­ke deri elektorale të Trump- it, ka shtuar mbështetje­n ndaj tij. Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administra­ta Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratik­isht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësi­t e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetje­n e SHBA- ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidenti­t të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianis­te dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump- in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

Trump, mbështetës i Brexit- it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratik­e. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania