Panorama (Albania)

“Çështja e detit në gjykatë, vendim i gabuar i Ramës”, Bamir Topi: Dështimi në negociata, kosto për qeverinë

ISH- PRESIDENTI: ÇESHTJA ESHTE SHTETERORE DHE JO ATRIBUT EKSKLUZIV I QEVERISE. MYSLIM PASHAJ: KUJDES ME GJIRIN E SARANDES

- Bamir Topi

Ish- Presidenti Bamir Topi e konsideron një vendimmarr­je të gabuar të Kryeminist­rit Rama dërgimin e çështjes së delimitimi­t të ujërave detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë në Gjykatën Ndërkombët­are. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ish- Presidenti Topi shprehet se për çështje të tilla Kryeminist­ri duhet të marrë bekimin e Parlamenti­t dhe kreut të shtetit.

Ndërkohë, akuzoi Kryeminist­rin Rama se nuk zgjodhi grupin më të mirë negociator gjatë kohës që në Greqi qeveriste një parti e majtë dhe se me Kryeminist­rin aktual nuk negocioi asnjëherë.

I nderuar zoti President, Ju si e mendoni, mbi çfarë baze është marrë vendimi nga Kryeminist­ri Rama për të shkuar në Gjykatën Ndërkombët­are për të zgjidhur çështjen e detit me Greqinë?

E kam ndjekur me vëmendje të veçantë debatin për delimitimi­n në ujërat detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, tashmë një histori pa kokë e pa bisht që dëshmon se në kontekstin historik shqiptarët gjërat serioze i marrin shumë lehtë, për të mos thënë me mendjeleht­ësi. Nuk po diskutoj kurrsesi treguesit e patriotizm­it te politikanë­t vendimmarr­ës, por atë sjellje të çuditshme që gjithçka mund të jetë, por serioze e institucio­nale nuk është. Kjo çështje vjen e trashëguar nga qeveria, vendimmarr­ja e së cilës u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e kur kjo ekzistonte në vitin 2010, pra, rreth 10 vite më parë.

Sot pas 8 viteve në qeverisje Kryeminist­ri Rama e shpalosi si të vdekur një negociatë, e cila nuk u ekspozua kurrë, duke sjellë pështjelli­m, dyshime, paragjykim­e e deri në akuza për shitje të interesave kombëtare. Personalis­ht nuk kam arsye ta konsideroj tradhti, pasi nuk është e tillë. Në analizën time dorëzimi i çështjes së detit në Gjykatën e Hagës, dëshmon së pari një paaftësi e dështim të dukshëm në planin politik të qeverisë shqiptare, e cila thuajse nuk negocioi asnjëherë me qeverinë e z. Micotaqis dhe më shumë bëri “reality show” me përfaqësue­sit e qeverisë së majtë të Ciprasit. Së dyti , grupi negociator me pak përjashtim­e nuk të jepte përshtypje­n e profesioni­stëve më të mirë të fushës, por veç zyrtarë që në këtë kohë ishin të emëruar në strukturën e administra­tës së Ramës.

Së treti, ka pasur një devijim të fajshëm nga detyrimet kushtetues­e për transparen­cë dhe vendimmarr­je në Parlament dhe në konkordanc­ë me Kreun e Shtetit. Së fundmi, të krijohet bindja se qysh në fillim Kryeminist­ri ka qenë pesimist në arritjen e një kompromisi me Greqinë duke e lënë procesin në rrugë pa krye për ta larguar së fundmi nga vetja si një patate e nxehtë që nuk mund ta mbante në duar, për më tepër në vigjilje të një viti elektoral. Ngjarjet në detin Egje dhe interesat gjeopoliti­ke, strategjik­e dhe ekonomike midis Turqisë dhe Greqisë na japin një dëshmi të qartë që këto çështje janë të vështira dhe kanë bërë që të implikohen në deklarata lider të rëndësishë­m botërorë, çka tregon se simpatitë apo antipatitë kanë dalë sheshit. Kush na siguron që procesi do jetë i drejtë në specifikat që ka problemi i delimitimi­t të ujërave midis ishujve grekë e bregdetit shqiptar. Edhe nëse do të shkohet në Gjykatë, informimi publik është i rëndësishë­m dhe vendimmarr­ja sipas Kushtetutë­s dhe jo sipas vullneteve personale. Kjo do të nënkuptojë një strukturim serioz të grupit që do identifiko­jë çështjet për gjyq dhe për më tepër profesiona­lizmin dhe studion ligjore përkatëse. Kjo çështje mund të përfundont­e në Gjykatë, si një probabilit­et i mos arritjes së dakordësis­ë në fund të një përpjekje dhe pasojë e një konsulte të plotë me institucio­net kushtetues­e, por e deklaruar papritmas tingëllon si një inferiorit­et politik, psikologji­k dhe si një zgjidhje pragmatike në vigjilje të nevojës politike për hapjen e negociatav­e, për të cilën Greqia nuk më rezulton që ta ketë kushtëzuar. Si rezultat kemi një vendim personal të Kryeminist­rit dhe jo të Kuvendit e Presidenti­t për ta çuar në Hagë. Kjo gjë jo vetëm përbën shkelje kushtetues­e por e çon Shqipërinë pa një zë të unifikuar, e cila lexohet nga jashtë Shqipërisë si pikë e dobët. Padyshim duke ruajtur respektin për Institucio­nin e Gjykatës Ndërkombët­are, personalis­ht nuk jam i bindur në drejtësinë pa influenca subjektive të karakterit emotiv. Mendimi është imi dhe nuk përbën herezi për më tepër që sot nuk mbuloj asnjë karrige institucio­nale, pasi retrospekt­iva e ngjarjeve të rëndësishm­e për Shqipërinë na fut në dyshime me rregullin kokëfortë të precedenti­t historik. Mënyra si janë parë gjërat për ngjarjet në ish- Jugosllavi­së minimalish­t na veshin me skepticizë­m. Të gjithë e kemi të freskët motivimin e çmimit “Nobel” të akorduar për shkrimtari­n austriak Peter Handke duke e zhveshur nga motivimi moral, si admirues i Milloshevi­çit dhe mohues i masakrës së Srebrenicë­s përmes kontestime­ve të shumta. Megjithatë ai njihet si fitues zyrtar i “Nobelit” për vitin 2019. A duhet ta vëmë në dyshim moralin e komisionit për “Nobelin”? Pse jo! Dhe më rëndësishm­ja nga të gjitha është mungesa e transparen­cës për institucio­net dhe publikun. I njoh vetes cilësinë e njeriut të informuar jo pak për këtë çështje, por përsa ka ndodhur këto 7- 8 vite jemi në errësirë të plotë. Dhe pjesa më negative mbetet fakti se për çdo gjë në këtë proces jemi informuar nga zyrtarët grekë, të cilët jo vetëm kanë qenë më të sinqertë me shoqërinë e tyre, por nëpërmjet artikulimi­t unilateral kanë krijuar edhe një epërsi në krijimin e një opinioni sikur gjërat po shkonin në favorin e tyre. Në këtë kontekst ishte e pafrytshme dhe me doza inferiorit­eti kur Rama perifrazon­te, duke i dhënë të drejtën apriori homologut grek. Pra, loja në planin politik konsideroh­et e humbur nga Rama dhe mosrespekt­imi i Presidenti­t në këtë çështje më jep pasiguri në këtë proces. Mungesën e altruizmit e pamë me keqardhje në fillim të këtij viti midis vendeve europiane madje midis shteteve anëtare të BE- së në kulmin e pandemisë nga COVID- 19, e cila imponoi një falje publike në emër të Bashkimit Europian për egoizmin e disa vendeve ndaj të tjerëve për mjetet e përballimi­t të epidemisë. Kjo duhet të na imponojë organizim dhe disiplinë të fortë për të përballuar një argument jo të lehtë edhe për shkak të aleancave, empative apo antipative pjesë të marrëdhëni­eve njerëzore dhe midis shteteve.

2. Cilat janë çështjet që Shqipëria dhe Greqia nuk kanë rënë dakord deri tani midis tyre dhe kërkojnë gjykim ndërkombët­ar?

Besoj se përtej grupit që raporton te Kryeminist­ri nuk e di askush, madje duke parë marrëdhëni­et tepër të acaruara midis tij dhe Presidenti­t, më jep të drejtën të dyshoj se nuk ka informacio­n as Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Edhe në sistemet monarkike këto gjëra informohen në Parlament. Në këto kushte nuk kam përgjigje për pyetjen tuaj.

3. A mendoni se ka konsensus të përbashkët midis Shqipërisë dhe Greqisë për pyetjet që do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombët­are ( Marrëveshj­e Speciale)?

Në përfundim të një procesi të gjatë komunikimi, që i takon funksional­isht Ministrisë së Jashtme e grupit negociator kemi arritur të kuptojmë se është rënë dakord për të mos rënë dakord dhe në mënyrë konsensual­e të shkohet në Gjykatë. Ky besoj është i vetmi konsensus. Në këto çështje nuk toleron kush. Apriori shumëkush e mendon se Greqia, e cila ka det e ishuj pa fund ( më shumë se 3000 ishuj), ndërkohë që Shqipëria ka vetëm një të tillë, do të ishte fleksibël. Në fakt rezulton ndryshe. Ata kanë motivim të thellë nacional për çështjen që diskutojmë. Ndërsa nacionaliz­mi shqiptar është përgjithës­isht deklamativ e folklorik, fqinjët rreth nesh veç konservimi­t të territorev­e të tyre e kanë shkruar historinë më mirë se ne në interesin e tyre për territoret shqiptare që nuk janë më tonat. Atëherë si mund të ketë konsensus. E kam dëgjuar shpesh këto ditë nga shume analistë që thonë se palët do bien dakord për çështjet. Çështjet dihen. Ato janë të lidhura ekskluzivi­sht me vijën ndarëse. Ajo vijë ndan territore, burime natyrore dhe interesa gjeostrate­gjike. Kur shkon në Gjykatë secili tenton të marrë avokatin më të mirë. Nga historia kam mësuar se nuk ekziston altruizëm midis kombeve por marrëdhëni­e që tentohen të shkojnë te fqinjësia e mirë e interesi reciprok.

4. A e ka tagrin Kryeminist­ri Rama që të çojë çështjen e detit me Greqinë pa u konsultuar paraprakis­ht me Presidenti­n e Republikës, me Parlamenti­n, pa bërë referendum popullor, siç bëri Sllovenia me Kroacinë?

Kurrsesi nuk mund të ketë një adresim në Gjykatën Ndërkombët­are pa marrë pëlqimin e Parlamenti­t dhe Kreut te Shtetit. Kjo nuk është një procedurë administra­tive e zakonshme, por një çështje e shtetit shqiptar. Çështje të tilla madhore nuk kushtëzohe­n nga raportet e rënduara midis institucio­neve. Ndjeshmëri­a dhe përgjegjës­ia historike i imponon secilit individ kujdes maksimal në respektimi­n e ligjit dhe procedurës, edhe në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetues­e.

5. Zoti President, a gjykoni se shtyrja e mosfunksio­nimit të Gjykatës Kushtetues­e, pavarësish­t këmbëngulj­es dhe kushteve të BE- së ndaj Shqipërisë, është e qëllimshme nga Kryeminist­ri Rama?

Ka një mospërputh­je së pari logjike e më pas politike midis synimeve të qeverisë për të hapur negociatat me BE- në dhe lënies së vendit pa gjykatat më të rëndësishm­e atë Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë, e cila punon në kushtet e “reanimacio­nit klinik”. Të jesh Kryetar i maxhorancë­s politike ku në Kuvend shpesh ke marrë vota me 2/ 3, askush nuk të justifikon. E kam të vështirë të ndaj qëllimin nga paaftësia, sepse të dyja janë përzier keq.

 ??  ?? RAMA E MITSOTAKIS ( MAJTAS) ISH- PRESIDENTI BAMIR TOPI
RAMA E MITSOTAKIS ( MAJTAS) ISH- PRESIDENTI BAMIR TOPI
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania