Panorama (Albania)

Prezantohe­t përbërja e re e kabinetit qeveritar në Serbi

-

Mandatarja e qeverisë së re në Serbi, Kryeminist­rja e deritanish­me, Ana Bërnabiç, të dielën njoftoi përbërjen e qeverisë së re serbe. Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Aleksandar Vullin, ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Sellakoviç ( ish- ministri Ivica Daçiç u bë kryeparlam­entar), ministër i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç, Zorana Mihajloviç do të jetë ministre e Energjisë, ndërsa Sinisha Malli dhe Zllatibor Lonçar do të qëndrojnë në Financa dhe Shëndetësi. Në qeverinë e re është edhe kryetarja e deritanish­me e Parlamenti­t, Maja Gojkoviç, si ministre e Kulturës. Qeveria e re, e udhëhequr nga Kryeminist­rja Bërnabiç do të ketë 21 ministri. Kabineti do t’i paraqitet Parlamenti­t më 28 tetor. Nga zgjedhjet në Serbi kanë kaluar 126 ditë. Kjo do të thotë se formimi i kësaj qeverie është më i gjati në 20 vitet e fundit. Zgjedhjet u mbajtën në 21 qershor dhe lista e Partisë Përparimta­re Serbe e Presidenti­t aktual Aleksandar Vuçiç fitoi 188 nga 250 ulëse në Parlament. Koalicioni Partia Socialiste e Serbisë, Serbia e Bashkuar ( Ivica Daçiç) fitoi 32 vende dhe Aleanca Patriotike Serbe SPAS, 11 vende. Partitë e pakicave kombëtare, Aleanca e Hungarezëv­e të Vojvodinës, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, SDA Sanxhak dhe Alternativ­a Demokratik­e Shqiptare janë gjithashtu ulëse në parlament. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamenta­re, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenci­ale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania