Panorama (Albania)

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

- ZORAN ARBUTINA

Kamerat e përgjimit i kanë regjistrua­r të gjitha: Më 12 tetor 2020, rreth orës 8: 00, një i ri me hap të vendosur ecën drejt sheshit ‘ Markus’ në Zagreb, në këtë orë gati bosh. Synimi i tij: Pallati Banus, selia e qeverisë kroate. Në trup ai mban të lidhur ngushtë një kallashnik­ov AK- 74. Para hyrjes, ai qëllon policin e rojës, dhe vazhdon. Vetëm kur polici i dytë hap zjarrin, i riu largohet. Më vonë sulmuesi shkruan në “Facebook”: “Mjaft më me gënjeshtra dhe shkeljen e paskrupull­t të vlerave njerëzore pa përgjegjës­i”. Një gjysmë ore më vonë, Daniel Bezuk, 22 vjeç, u gjend i vdekur.

SULM NDAJ KRYEMINIST­RIT?

Tani, në opinionin kroat është ndezur debati se cilat ishin motivet e të riut dhe çfarë donte të arrinte ai. A ka një atmosferë të tillë në shoqërinë kroate, që e nxiti këtë akt? Kryeminist­ri kroat, Andrej Plenkoviæ, nga Partia Nacional- Konservato­re, “Bashkësia Demokratik­e Kroate”, HDZ është i bindur se sulmuesi synonte të hynte në selinë e qeverisë për të vrarë atë, Kryeminist­rin. “Ky ishte terrorizëm”, thotë Plenkoviæ.

Žarko Puhovski, ekspert, ish- profesor për filozofinë politike në Universite­tin e Zagrebit, është i një mendimi tjetër: “Terrori kërkon të krijojë frikë”, thotë ai për Deutsche Wellen, “por në mediat sociale në Kroaci pati disa qindra mesazhe, që e përshëndet­ën këtë veprim dhe që e falënderua­n sulmuesin. Kjo nuk ka të bëjë me frikën”.

Për Puhovskin sulmi tregon se sa prezent është në opinionin kroat himnizimi i dhunës.

“Gjithnjë theksohet se vlera më e lartë e patriotizm­it kroat është dinjiteti i së ashtuquajt­urës lufta për atdheun dhe lufta do të thotë gjithmonë dhunë”, thotë Puhovski. Në shumë reagime lexoje se dikush vendosi të veprojë, që ‘ atyre atje lart’, që ‘ na sundojnë, t’u tregojë njëherë vendin’. Të veprosh për ta do të thotë dhunë”, mendon Puhovski.

VEND PLOT ARMË

Gatishmëri­a për dhunë mbështetet edhe nga fakti që në Kroaci ka shumë armë të paregjistr­uara. Pas luftës për pavarësi nga Jugosllavi­a, ( 1991- 1995) shumë qytetare e qytetarë i mbajtën armët. Igor Tabak, një analist për çështjet ushtarake, thotë se “ka hulumtime që tregojnë, se në Kroaci ka nga një armë ilegale për person”. Në kuadër të aksionit “Më pak armë, më pak tragjedi”, u dorëzuan tek autoritete­t 343.000 pistoleta dhe automatikë, e disa tonë lëndë shpërthyes­e, më shumë se 5. milionë copë municion. Sipas Tabak, kjo është një pjesë e vogël e arsenalit ilegal, pasi njerëzit dorëzojnë armët e vjetra dhe të papërdorsh­me e mbajnë të mirat.

EKSTREMIZM­I KROAT

Më e rrezikshme se armët është një atmosferë që mbështet përdorimin e tyre. Kryeminist­ri Plenkoviæ pas sulmit tha se “kemi një problem serioz shoqëror me radikalizm­in dhe ekstremizm­in, që nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Ky është një produkt kroat, me të cilin ne duhet të merremi”.

Për sulmuesin e ri nuk tregojnë mirëkuptim vetëm përdoruesi­t e mediave sociale, por edhe politikanë të skajit të djathtë, si “Lëvizja për Atdheun e Miroslav Škoros”. “T’ia ngarkosh të gjitha këtij të riu dhe në të njëjtën kohë të harrosh mëkatet e 30 viteve të fundit, do të ishte e gabuar”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit lindor kroat, Vukovar, Ivan Penava. Atentatori e ka parë “si ne të gjithë” padrejtësi­në në Kroaci dhe tregoi protestën e tij.

Prej vitesh sundon një klimë e intoleranc­ës në shoqërinë kroate, që drejtohet kundër pakicës serbe në vend. Ikonografi­a e ekstremist­ëve të djathtë është pjesë e përditshmë­risë kroate. Retorika e ashpër nacionalis­te, gjuha e urrejtjes dhe simbolet e qarta neofashist­e i sheh kudo në publik, megjithëse nuk ka një dhunë të drejtpërdr­ejtë në rrugë. Në shumë mure sheh parulla si “vritini serbët”, apo “varini serbët në pemë”.

I ri tani është fenomeni që partia qeverisëse, HDZ, po sulmohet nga spektri ekstrem i djathtë, kur vetë kjo parti ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësue­se e pozicione të djathta deri në ekstremish­t të djathta. Vetëm me ardhjen e Plenkoviæ para katër vitesh në krye të partisë, krahu i djathtë i HDZ- së filloi të dobësohej. Profesori Žarko Puhovski është i mendimit se “Plenkoviæ shihet nga të djathtët si tradhtar, që ua ka marrë partinë më të rëndësishm­e, dhe po e çon atë nga e majta”. Mëkati tjetër është se Kryeminist­ri ka bërë koalicion me një parti të pakicës serbe.

Megjithatë, Puhovski thekson se “do të ishte e gabuar të mendoje, se shoqëria kroate është ekstremist­e e djathtë”. “Ajo është një pakicë si në shumë qytete të tjera europiane”. Puhovski është i mendimit se kjo pakicë, ku ka shumë të rinj, nuk e ka përjetuar luftën në vitin 1995 dhe ndjek një trend ndërkombët­ar. “E Djathta e Re lufton praktikat që i shikon si‘ jonormale’ dhe sidomos lufton kundër homo seksualite­tit, ateistëve, kundër të gjithë atyre që nuk e respektojn­ë traditën kombëtare, por kanë synime internacio­naliste, ata ngrihen kundër elitave”. Deri më tani qeveria e Plenkoviæi­t nuk ka gjetur ndonjë përgjigje për këtë sfidë të re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania