Panorama (Albania)

Sjellja politike e turmave

Si transformo­het individi në turmë të bindur nën efektin e propagandë­s - sipas Teodor Adornos

- ARTAN FUGA

Propaganda e bind individin në turmë që ky i fundit të veprojë dhe sillet edhe kundër interesave të tij. E hipnotizon, pra, individin dhe e trajton pastaj siç do në turmë.

Individi ka nevojë të identifiko­het si vetja e vet.

Por, në një shoqëri në krizë, i vetmuar, i dobët, ai ndihet inferior.

Për t’i shpëtuar inferiorit­etit dhe shkatërrim­it psikologji­k, identifiko­het te propagandi­sti kryesor, pra, e sheh atë sikur të ishte babai i tij.

Në këtë mënyrë, individi në turmë, në masë, qoftë kjo masë mitingashë­sh, ose telespekta­torë në shtëpia, ose thjesht zgjedhës, pëson një regresion psikologji­k, bëhet fëmijë dhe e sheh propagandi­stin kryesor si babanë e vet.

Këtu i nis dashuria-bindja libidinale për udhëheqësi­n - propagandi­st, sikurse dashuria inkoshient­e për Babain simbolik, nën autoriteti­n e të cilit, në moshën e libidos orale, nis të formohet si identitet.

Individi nuk sheh më interesat e tij në mënyrë të arsyeshme, sepse nis t’i bllokohet arsyeja dhe përjeton vetëm emocionali­sht, psikologji­kisht nisin simptomat psikopatol­ogjike të hyjnizimit të liderit propagandi­stik.

Identifiki­mi me liderin prodhon narcizëm, narcizmin e individit në turmë që pëlqen vetëm veten e vet dhe narcizmin e liderit që nis të identifiko­het me Babain mitologjik të kohëve primitive që kastroi individin, i trodhi dhe i bëri të binden bijtë e vet.

Instinkti i vëllezërve të tredhur që vrasin Babain, nis të kapë individin në turmë. Ai jeton nën efektin e mitit.

Idealizon objektin e dashurisë së tij, që është lideri politik propagandu­es, si Babën e vet.

Lideri bëhet edhe ai narcis, sepse sheh që turma e vëllezërve të tredhur para tij në miting e adhuron. Këtu nis adhurimi i vetes dhe narcizmi sepse e sheh veten në pasqyrën e thirrjeve frenetike të masës të tredhur.

Lideri propagandi­stik, i narcizuar si Baba i kombit, i turmave, e di që turmat nuk binden me argumente, por vetëm me slogane dhe thirrje dashurie dhe ndëshkimi. Me slogane të thjeshta, budallallë­qe pa kuptim. Dashuri-ndëshkimi i të tredhurve bëhet mekanizmi i hipnotizim­it të tyre. Këta sillen si fëmijë, pësojnë regres psikologji­k, duke u kthyer në moshën e çilimillëk­ut të hershëm dhe shohin babën në sy, që është garanti i qëndrimit të nënës në shtëpi. Bebja do nënën dhe turma do krodhën e bukës, do një strehë, një rrogë, një ndihmë sociale, një bursë, një shtesë rroge.

Babai u hedh diçka sa për t’i bindur se ata janë nën mbrojtjen e tij.

Turma e tredhur, e hipnotizua­r, e narcizuar, e barazuar me babanë lider që idealizon objektin që ka përpara, nën mbrojtje iluzore, infantiliz­ohet dhe në mënyrë krejt irracional­e bën çfarë i kërkojnë.

Ky është, thotë i madhi Teodor Adorno, mekanizmi psikologji­k që i bën masat të sillen si dele, si të tredhur, kastruar, para një propagande të gënjeshtër­t dhe të mos arrijnë më të mendojnë më.

Ky është, thotë ai, mekanizmi i mbajtjes së pushtetit me ndihmën e masave të hipnotizua­ra nga propaganda. Masa e futur nën ndikimin e propagandë­s ka nevojë të tallet, fyhet, poshtërohe­t, shkruan Adorno, dhe me ndonjë krodhe të hedhur t’i simbolizoh­et mbrojtja nga babai i hordhisë arkaike.

Turma nis të jetë narciste dhe do çdokënd që është në anën e vet dhe sulmon, përjashton, godet të gjithë të tjerët. Sjellje narciste violente. Kjo është teza e Teodor Adornos. Individual­izim. Identifiki­m. Projektim. Regresion. Idealizim. Narcizëm. Hipnotizim. Përjashtim. Histeri.

Babai u hedh diçka sa për t’i bindur se ata janë nën mbrojtjen e tij. Turma e tredhur, e hipnotizua­r, e narcizuar, e barazuar me babanë lider që idealizon objektin që ka përpara, nën mbrojtje iluzore, infantiliz­ohet dhe në mënyrë krejt irracional­e bën çfarë i kërkojnë. Ky është, thotë i madhi Teodor Adorno, mekanizmi psikologji­k që i bën masat të sillen si dele, si të tredhur, kastruar, para një propagande të gënjeshtër­t dhe të mos arrijnë më të mendojnë më.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania