Panorama (Albania)

Basha, akuza për darkën e ministrave në Dubai, Rama: U pagua nga mikpritësi

Kreu i opozitës: “Vendi nën ujë, ministrat shtrohen në restoranti­n më të shtrenjtë”. Kryeminist­ri: “Asnjë qindarkë nga taksat”

- TIRANE

Një video e publikuar në mediat online ku shfaqen disa ministra të qeverisë në një darkë luksoze në Dubai ka shkaktuar reagime të forta.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka akuzuar qeverinë për arrogancë dhe neglizhenc­ë në kohën kur vendi po vuan nga përmbytjet. Më vonë, videoja u komentua edhe nga Kryeminist­ri Edi Rama. Ai ka thënë se ajo ishte një darkë pune dhe se shpenzimet janë paguar nga mikpritësi­t. Rama i bëri komentet e tij në një reagim në “Facebook” gjatë komunikimi­t me një ndër ndjekësit e tij.

KREU I OPOZITËS Basha: Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo kjo që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

DEBATI I RAMËS NË FB

Komentuesi: Në Dubai pëlcasin karkalecat, ju mbetshin në fyt, se lene se nuk na japin gjë, po më mbyllin edhe at lokal të vogël që mbaj familjen, ku të mbytem, jemi në mëshirë të fatit, si ata fëmit jetima plus çfar me vjen keq jan disa servila këtu për çdo gjë thojn bravo/ Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë. REAGIMET E RAMËS: 1- Mos u mbyt në portalet e atyre që vetëm hedhin helm, po informohu dhe do ta mësosh që në Dubai ka shkuar një grup i madh me përfaqësue­s të qeverisë, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse dhe s’kanë shkuar për karkaleca, po për të sjellë investime në Shqipëri, ndërkohë që tërë shpenzimet mbulohen prej mikpritësv­e, kështu që kjo që thua s’ka asnjë lidhje, ndërsa lokalin e vogël nuk besoj të ta mbyllë qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk të ka lënë jetim, sepse kush ka lokal të vogël, i janë hequr taksat e qeverisë dhe i janë bërë ZERO!

2 – Patjetër që e kam parë dhe ja ku e ke edhe përgjigjen, shumë e thjeshtë! Dhe me këtë rast mësoje se qyshse kam ardhur unë në qeveri, ministrat e kanë të ndaluar të shkojnë me pushime jashtë shtetit, përfshirë edhe mua natyrisht! Kështu që zgjidh e merr, o faktet, o përrallat me gjellë pasanikësh!

3 – Sigurisht që nuk kam lidhje me gënjeshtrë­n, sepse nuk jam as portal, as shqupatar, po kam detyrën të them të vërtetën për gjithçka bëjmë në këtë detyrë! Ka një shprehje të bukur, që thotë kur gënjeshtra ka bere xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallona­t, dhe e di pse, sepse ka shumë njerëz që priren t’i besojnë gënjeshtra­t me shumë sesa të vërtetat. Zgjidh e merr, po mësoje me këtë rast që kur unë them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohe­n nuk janë si dokrrat! Shëndet e me të mira.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania