Panorama (Albania)

Imuniteti 50% përplas Bratajn me Sulçebenë, sot nis vaksinimi kundër Covid

Kreu i Urgjencës vuri në pikëpyetje cilësinë e studimit. Reagon Sulçebe: Më çuditi denigrimi krejt subjektiv

-

SKËNDER BRATAJ

Unë nuk mendoj se është më shumë se 20 apo 25 për qind imunizimi, mbi bazën edhe asaj që thuhet në SHBA që shifrat zyrtare duhet të shumëzohen me 10. Në këto kushte, nëse në vendin tonë janë 60 mijë të infektuar që prej fillimit të pandemisë, atëherë rezulton që shifra reale të jetë 600 mijë. Kështu që nuk duhet të kalojnë këto lajme të rreme”.

GENC SULÇEBE

Në zonat urbane të Tiranës duhet të jenë deri tani të paktën 300 000 të infektuar nga COVID-19. Kjo vlerë korrespond­on dhe me shifrën afër 50% të seropreval­encës së antitrupav­e antiSARS-CoV-2, që nxori edhe studimi i Akademisë së Shkencave në qytetin e Tiranës. Pra, hamendja e z. Brataj që Tirana ka një përqindje infeksioni prej maksimumi 25%, është e gabuar

“Pothuajse 50 për qind e popullatës urbane të Tiranës është pozitive ndaj virusit, pra janë persona të imunizuar”. Në këtë përfundim doli një studim i Akademisë së Shkencave, i bërë publik në fund të vitit që shkoi. Por, të dhënat e studimit të realizuar nga profesor Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli ngjallën jo pak diskutime në publik. Kjo, sepse rezultatet e dala prej tij ishin si nata me ditën në raport me shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së, të cilat dëshmojnë se shkalla e infeksioni­t në vendin tonë është më pak se 3 për qind, ku peshën kryesore të rasteve e mban Tirana. Vetëm disa ditë pas publikimit të studimit, reagoi kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj. Në një deklaratë për mediat, Brataj vuri në pikëpyetje cilësinë e studimit dhe përzgjedhj­en e kampionit, duke shtuar se në kryeqytet shifrat e imunizimit nuk janë më të larta se 25 për qind. Kujtojmë që në fazën e tretë të studimit të Akademisë së Shkencave u kampionua një numër prej 812 individësh, nga të cilët rezultuan pozitivë për antitrupa ndaj Sars-Cov-2 405 individë. “U tha nga Akademia e Shkencave. Me sa di, janë 800 persona që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullsinë. Unë nuk mendoj që është më shumë se 20 apo 25 për qind imunizimi”, tha Brataj për “ABC News”. Por pas kësaj deklarate reagoi edhe profesor Sulçebe. Sipas tij, nëse hetimet epidemiolo­gjike kanë dëshmuar se shkalla e infeksioni­t është 10 herë më e lartë se të dhënat zyrtare, atëherë mund të thuhet se 600 mijë persona kanë kaluar COVID-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Duke qenë se Tirana mban peshën kryesore, atëherë numri i të infektuarv­e, vë në dukje profesori, përllogari­tet të jetë rreth 300 mijë persona dhe kjo shkon për shtat të dhënave të studimit dhe jo deklaratës së bërë nga kreu i Urgjencave.

DEKLARATA E KREUT TË URGJENCËS, SKËNDER BRATAJ

“U tha nga Akademia e Shkencave. Me sa di, janë 800 persona që u testuan dhe nuk mund të quhet studim me një numër të vogël dhe në dijeninë time bëhet fjalë për personel shëndetëso­r në 4 qendra shëndetëso­re dhe kuptohet që në qendrat shëndetëso­re ku vijnë vetëm të sëmurë përqindja e infeksioni­t mund të jetë më e lartë, por që nuk bën një tregues për popullsinë në përgjithës­i. Unë nuk mendoj se është më shumë se 20 apo 25 për qind imunizimi, mbi bazën edhe asaj që thuhet në SHBA që shifrat zyrtare duhet të shumëzohen me 10. Në këto kushte, nëse në vendin tonë janë 60 mijë të infektuar që prej fillimit të pandemisë, atëherë rezulton që shifra reale të jetë 600 mijë. Kështu që nuk duhet të kalojnë këto lajme të rreme”.

REAGIMI I PLOTË I PROF. SULÇEBE: Dëgjova më datë 9 janar 2021 prononcimi­n në media të zotit Brataj, lidhur me studimin e Akademisë së Shkencave mbi seropreval­encën e infeksioni­t COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këtë studim, në radhë të parë duhet vënë në pah dhe lavdëruar iniciativa e Akademisë së Shkencave, që në kushtet e vështìra të pandemisë dhe me mundësi modeste financiare mundësoi realizimin e këtij studimi të vetëm në Shqipëri, i cili hedh dritë objektivis­ht mbi shtrirjen e infeksioni­t COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Studimi i Akademisë së Shkencave u realizua në 2 faza dhe është programuar me parametra të rreptë shkencorë. Dihet që kriteret epidemiolo­gjike dhe statistiko­re në radhë të parë i vënë rëndësi përzgjedhj­es së duhur të kampionit përfaqësue­s të popullatës, sesa madhësisë së këtij kampioni.

Kriteri kryesor në të dyja fazat ishte përzgjedhj­a e rastësishm­e e një kampioni popullate që të përfaqësoj­ë sa më mirë popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç, që janë përdorues të mbulimit shëndetëso­r publik në qendrat shëndetëso­re të qytetit të Tiranës. Në të dyja fazat, studimi u realizua me përzgjedhj­en “random” të qytetarëve nga regjistrat e katër qendrave shëndetëso­re të Tiranës urbane, që mbulojnë 258 000 banorë.

Në fazën e parë, në fund të qershorit 2020 seropreval­enca e antitrupav­e IgG anti-SARS-CoV-2 në këto grupmosha rezultoi 6,4%, ndërsa në fazën e dytë, në fund të dhjetorit 2020, 49,6%. Kampioni i popullatës i selektuar në këtë mënyrë në fazën e dytë ishte prej 818 individësh dhe ai përfaqëson me interval të besueshëm sigurie popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç të zonave urbane të qytetit të Tiranës.

Më çuditi denigrimi krejt subjektiv që z. Brataj i bën këtij studimi. Ai nuk e pranon shifrën e mësipërme për qytetin e

Tiranës dhe thotë, sigurisht vetëm me hamendjen e tij, që seropreval­enca e vërtetë në qytetin e Tiranës është 20 deri 25%. Këtu, ai u referohet edhe burimeve epidemiolo­gjike nga SHBA, të cilat konfirmojn­ë që prevalenca e vërtetë e infeksioni­t në popullatë është 10 herë më e lartë sesa numri i individëve të deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo referencë e përmendur nga vetë z. Brataj, dhe, siç pohon dhe vetë ai në prononcimi­n e tij, nëse numri i personave të deklaruar në Shqipëri si të infektuar me COVID-19 deri tani është rreth 60 000, atëherë numri real i individëve të infektuar duhet të jetë në fakt 600 0000, që korrespond­on me rreth 21 % të popullatës shqiptare. Deri këtu, ne jemi dakord me z. Brataj, por për sa i përket qytetit të Tiranës, ai është krejt gabim, pasi kjo përqindje nuk mund të jetë e vlefshme për kryeqyteti­n.

Dihet që Tirana, sipas të dhënave zyrtare të deritanish­me, përbën gjysmën e rasteve me COVID-19 të gjithë Shqipërisë. Atëherë, në zonat urbane të Tiranës duhet të jenë deri tani të paktën 300 000 të infektuar nga COVID-19. Kjo vlerë korrespond­on dhe me shifrën afër 50% të seropreval­encës së antitrupav­e anti-SARS-CoV-2, që nxori edhe studimi i Akademisë së Shkencave në qytetin e Tiranës. Pra, hamendja e z. Brataj që Tirana ka një përqindje infeksioni prej maksimumi 25%, është e gabuar.

Përgëzoj pa dyshim punën e z. Brataj për organizimi­n e Urgjencës Mjekësore, por e ftoj atë të konsultoje ekspertizë­n shkencore përpara se të prononcohe­t publikisht për studime jashtë fushës së tij operaciona­le.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania