Panorama (Albania)

As Teatri dhe as zgjedhjet, Kushtetues­ja e nis me pronat, 4 çështjet në janar-shkurt

Seanca e parë do të përballë qeverinë me ish-pronarët, por pa publik për shkak të virusit. Çështjet e tjera do gjykohen mbi bazë dokumentes­h

-

As Kodi Zgjedhor që pritet të zbatohet në 25 prill, as zgjedhjet lokale dhe as shembja brutale e Teatrit gati 2100-vjeçar. Kushtetues­ja e re do ta nisë punën me një tjetër hall të madh.

A shkel apo jo të drejtat kushtetues­e kjo fjali në Kodin Penal “nga Gjykata e Shkallës së Parë, që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimi­t”. Në faqen zyrtare të Gjykatës me 7 anëtarët e rinj, janë publikuar katër çështjet e para që do të gjykohen nga Gjykata. Janë katër çështjet e para, pas më shumë se dy vitesh mosfunksio­nimi. Dhe gjatë këtyre muajve ka pasur disa dhjetëra raste kur qeveria është dyshuar se ka rritur jashtë kornizave demokratik­e pushtetin e saj ekzekutiv, duke shkelur Kushtetutë­n. Por, të paktën një çështje e rëndësishm­e është në listën e katër gjykimeve të parë. Ndërsa vendimi i parë është ankesë e Gjykatës së Tiranës, në shkurt ka tri çështje që parimisht duket se prekin të drejtat e qytetarëve. Gjykata do të mblidhet në seancë më 26 janar 2021, ndërsa do të vazhdojë me pronat në 4 shkurt dhe dy çështje më 11 shkurt.

Çështja e parë është më e rëndësishm­ja. Përplasja e vazhdueshm­e e shoqatës së pronarëve me qeverinë për ligjin e pronave. Pronarët kërkojnë shfuqizimi­n e ligjit të kompensimi­t të pronave të qeverisë.

Nga ligji te vendimi, si përcaktohe­t kompensimi dhe harta e vlerës së pronës, i gjithë kuadri ligjor për kompensimi­n e pronës, është atakuar në Kushtetues­e. Në faqen e Gjykatës, ankimi është bërë nga Shoqata Kombëtarae “Pronësi me Drejtësi”. Në të kërkohet rishikimi i ligjit të dhjetor 2015. Në fakt, ky ligj është rishikuar nga qeveria, bashkë me vendimin që përcakton si dhe sa kompensimi­n me tokë dhe para do marrin pronarët. Kjo, sepse ndërsa Kushtetues­ja ishte e paaftë për dy vite për të gjykuar qeverinë, Gjykata e Strasburgu­t dha disa vendime për pronat dhe këshilloi ndryshimin e ligjit. Sidoqoftë, kjo është çështja e parë sensitive që do vendosë Gjykata e re Kushtetues­e pas Reformës në Drejtësi. Problemi është se duke pasur 7 anëtarë nga 9 që duhet të këtë Gjykata, votimi mund të dalë 4 me 3. Sipas ligjit, një vendim i Gjykatës Kushtetues­e duhet të ketë minimalish­t 5 vota e, nëse jo, atëherë kërkesa rrëzohet. Nga ana tjetër, ky do të jetë vendimi i parë i gjykatës së re, ku palët do të dëgjohen në seancë. Për fat të keq, për shkak të virusit, seanca nuk do të ketë pjesëmarrj­e të publikut.

Dy çështjet e tjera të shkurtit janë individë që kërkojnë të drejtën e pronës. E para është “Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetues­e për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimi­t të çështjes në Gjykatën e Lartë brenda një afati të arsyeshëm”, ku palë e interesuar përballë individit është Enti Kombëtar i Banesave. Ndërsa e dyta është rrëzimi i një vendimi të gjykatave, ku përballë është Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë.

 ??  ??
 ??  ?? Elsa Toska
Elsa Toska
 ??  ?? Fiona Papajorgji
Fiona Papajorgji
 ??  ?? Vitore Tusha
Vitore Tusha
 ??  ?? Marsida Xhaferllar­i
Marsida Xhaferllar­i
 ??  ?? Përparim Kalo
Përparim Kalo
 ??  ?? Sonila Bejtja
Sonila Bejtja
 ??  ?? Altin Binaj
Altin Binaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania