Panorama (Albania)

Rama e Basha në terren, takime me të përmbyturi­t

Edi Rama në Gjadër: “Janë pastruar 40 km kanale kulluese”. Basha në Obot: “Shqiptarët, pa asnjë ndihmë përballë krizës”

- SHKODER/LEZHE

Kryeminist­ri Rama, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetari i Partisë Demokratik­e dhe përfaqësue­s të tjerë të opozitës kanë zbritur në terren, duke zhvilluar takime me banorët e përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.

Duke theksuar se reshjet e dendura të shiut do të përkeqësoh­en gjatë 24 orëve në vijim, Kryeminist­ri Edi Rama theksoi se në fshatin Obot të Shkodrës situata po menaxhohet mirë, ndryshe nga viti 2010 kur në pushtet ishte Partia Demokratik­e. Ndërsa shiu binte pa pushim, kreu i qeverisë tha se në atë kohë, kaskada e Drinit u menaxhua në mënyrë kriminale. “Sasia e reshjeve është dyfishi i 2010-s. Falë administri­mit komplet ndryshe i kaskadës së Drinit, që në atë kohë u administru­a në mënyrë kriminale, tani jemi në një situatë në kontroll, duke përjashtua­r zonën e Obotit. Sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Nga ana e kaskadës nuk kemi për momentin shqetësim. Ajo që ka rëndësi është që s’ka banesa të përmbytura dhe bagëti të dëmtuara. Atje ku ka nevojë, do të fusim forca të shtuara ushtarake”, theksoi Rama. Nga ana tjetër, duke u ndalur në Gjadër të Lezhës, Kryeminist­ri Edi Rama vlerësoi punën e bërë të qeverisë së tij, duke theksuar se falë pastrimit të kanaleve kulluese, sot nuk ka përmbytjet banesash. Teksa takonte banorët, një prej tyre tha se votonte për ata që punojnë, ndërsa Kryeminist­ri tha se kjo vlente për demokratët e zgjuar. “Në një prej pikave historikis­ht kritike në mot reshjesh të larta, ku pamjet dhe banorët flasin vetë më mirë sesa çdo koment tjetër. Janë pastruar 40 e kusur km kanale. Sot kemi këtë situatë, kur banesa dhe bagëti nuk janë dëmtuar”, u shpreh Rama. BASHA Kryedemokr­ati Lulzim Basha iu është gjendur dje pranë edhe banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në fshatin Murqin, Njësia Administra­tive Bubq. Sipas Bashës, qeveria duhet të kishte vënë dorë para 3 apo katër vitesh për t’iu ardhur në ndihmë këtyre banorëve, por ka menduar veç për veten e saj. Kjo situatë, siç premtoi Basha, do të ndryshojë pas 25 prillit. “Janë 17 shtëpi, ky fenomen përsëritet sa herë bie shi. Sot jemi të izoluar për çdo gjë. Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi, na i prish lumi të gjitha çfarë kemi mbjellë”, u shpreh një nga banorët gjatë takimit me Bashën. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, thotë se ky është dimri i dytë që shumë familje po jetojnë në çadër. Basha, pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, është ndalur edhe në Torovicë të Lezhës, ku fatmirësis­ht uji nuk ka hyrë ende në banesa, por i ka rrethuar ato, ndërsa ka nxjerrë jashtë funksionit tokat e të mbjellat e tyre. Banorët ngrenë sytë nga qielli dhe kërkojnë ndihmë, sidomos për qarkullimi­n e tyre. Ata thotë se askush nga qeveria nuk ka ardhur të interesohe­t për ta, t’i pyesë nëse kanë me se të ushqehen. Ndërkohë që nesër rinis mësimi, banorët thonë se 44 fëmijë janë totalisht të izoluar.

 ??  ?? Rama, dje në Shkodër
Rama, dje në Shkodër
 ??  ?? Basha, dje në Shkodër
Basha, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania