Panorama (Albania)

Tetë viktima nga COVID-19, sot nis vaksinimi

Rama: “Shqipëria buzëqesh. Nisim vaksinimin anti-COVID”. Detajet e procesit, në “Air Albania”

- BESARTA BASHA

Shqipëria nuk do të presë javën e tretë të janarit për të nisur procesin e vaksinimit, por që sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeminist­ri Edi Rama mbrëmjen e djeshme përmes rrjeteve sociale. Thjesht me një fjali njoftuese, pa asnjë detaj mbi sasinë e ardhur apo modalitete­t e procesit. “Lajm i mirë. Shqipëria buzëqesh. Nesër(sot) nisim vaksinimin anti-COVID”, shkruan shefi i qeverisë, teksa nuk kursen ngacmimet për kundërshta­rët politikë në hashtagun që shoqëron statusin: “Punë, jo gjumë”. Në ditën e parë të vitit, përmes një videomesaz­hi, Kryeminist­ri u shpreh se Shqipëria kishte siguruar 500 mijë doza, 10 mijë e 750 prej të cilave do të mbërrinin në fillim të javës së tretë të janarit dhe të tjerat, në bazë të planit të vaksinimit. Të parët në radhë për t’u vaksinuar janë bluzat e bardha, shtëpitë e të moshuarve bashkë me ata që kujdesen për ta, sipas një grafiku të përcaktuar dhe që do të injektohen në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. Gjithashtu, është bërë me dije se procesi i vaksinimit do të zgjasë 8-10 orë çdo ditë, ku në një orë do të vaksinohen 60 persona. Çdo person, do të duhet të presë në ambientet e stadiumit së paku 30 minuta më pas, për të parë nëse do të ketë komplikaci­one. Prej kohësh, ka nisur trajnimi i stafit dhe përshtatja e ambientit ku do të kryhet vaksinimi, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim pas zërave kritikë që thonë se vendi ynë nuk ka logjistikë­n e duhur as për ruajtjen frigorifer­ike të vaksinave apo injektimin e menaxhimin e tyre.

RASTET Që prej shpërthimi­t të epidemisë, Shqipëria regjistron 63.595 të infektuar dhe 1241 viktima. E diela shënoi tetë fatalitete, ndërsa shifrat e tjera, si infektimet ashtu edhe hospitaliz­imet luhaten në të njëjtat nivele në këtë fillimvit. Afro tre mijë testime kanë identifiku­ar 562 raste në të gjithë vendin, ndërsa të shëruar, gati gjysma e tyre. “Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç”, njofton MSH-ja në raportimin ditor. Apeli për kujdes maksimal dhe mosneglizh­imin e simptomave bashkëshoq­ëroi komunikatë­n e Ministrisë edhe dje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania