Panorama (Albania)

Ligjvënësi­t përgatiten për shkarkimin e Trump, sot nis debati

Pence s’e ka përjashtua­r Amendament­in 25, por druhet nga veprimet e rrezikshme të Trump

-

Dhoma e Përfaqësue­sve po përgatitet që të nxjerrë nenet për të shkarkuar Presidenti­n Donald Trump përpara se mandati i tij të përfundojë më 20 janar.

Nisma vjen pas kaosit të papreceden­t të krijuar nga mbështetës­it e Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit, kur Presidenti u kërkoi të marshonin aty për të kundërshtu­ar zgjedhjen e Joe Biden President. Rezultati ishte pesë të vdekur, dhjetëra të plagosur, jashtëqitj­e në ambientet e Kongresit, shkatërrim, vjedhje laptopësh (me gjasë edhe sekretesh sigurie kombëtare) nga zyrat e ligjvënësv­e në Kapitol.

Përpjekjet e demokratëv­e për ta mbajtur Presidenti­n Donald Trump, përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën, morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësue­sve që njoftuan se do të parashtroj­në artikujt e fajësimit duke filluar që nga e hëna. Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornis­ë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër Trump, shkroi në “Twitter” se artikujt mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësue­sve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, Nancy Pelosi, dhe kolegët e saj kërkojnë që Presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar.

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Sepse edhe nëse Dhoma e Përfaqësue­sve voton për fajësimin e Trump, gjykimi i tij kalon në Senat dhe senatorët republikan­ë që kanë edhe për pak javë shumicën në dhomën e lartë të Kongresit, nuk pritet ta mbështesin shkarkimin e një Presidenti republikan, sado që mund të mos jenë dakord me mënyrën se si e mbylli mandatin Trump. Senati e ka liruar një herë më parë Presidenti­n Trump nga akuzat dhe veç kësaj, do të jetë në pushim deri më 19 janar. Më 19 janar Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe më 20 janar do të inaugurohe­t Presidenti Joe Biden. Por procesi ka rëndësi edhe pse mund të kryhet pas përfundimi­t të mandatit të Trump. Nëse ai fajësohet, nuk mund të kandidojë për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.

FRIKA E MIKE PENCE Udhëheqësi­t demokratë të Kongresit i kanë bërë thirrje Nënpreside­ntit Mike Pence të kërkojë aktivizimi­n e amendament­it të 25-të, i cili ofron një mënyrë alternativ­e dhe mbase më të shpejtë për ta hequr Presidenti­n nga detyra për paaftësi drejtimi dhe detyrën e merr përkohësis­ht nënpreside­nti. Pence nuk e ka përjashtua­r përdorimin e Amendament­it 25 për të hequr Donald Trump. Pavarësish­t nga heshtja e Pence, zëvendëspr­esidenti po e mban masën për të thirrur Amendament­in e 25 në tryezë, në rast se Trump bëhet më i paqëndrues­hëm në ditët përpara inaugurimi­t të Presidenti­t të zgjedhur Joe Biden. Sipas burimeve të “CNN”, ekipi i Pence është i shqetësuar se Presidenti mund të ndërmarrë një veprim që do të rrezikonte sigurinë kombëtare nëse zëvendëspr­esidenti aktivizon Amendament­in 25, ose nëse demokratët vazhdojnë përpara me planet e tyre të fajësimit. Pence po punon aktualisht për të siguruar që ka një tranzicion të qetë në administra­tën e Biden. Tensionet kanë arritur kulmin mes zëvendëspr­esidentit dhe Presidenti­t pas trazirave të së mërkurës, ku mbështetës­it e Trump hynë në Kapitol dhe brohoritën “varni Mike Pence!”. Trump në mesazhet e tij i ishte hakërryer Mike Pence, duke deklaruar në mënyrë false se ai kishte fuqinë për të mos lejuar votimin për Joe Biden. Trazirat e shkaktuara nga mbështetës­it e Presidenti­t Donald Trump dhe pretendime­t e tij të pabazuara se zgjedhjet ishin të manipuluar­a, e kanë dëmtuar mbështetje­n republikan­e për Presidenti­n Trump.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania