Panorama (Albania)

Arsyet për shkarkimin e Trump

-

Sipas ekspertëve, janë dy arsye të vlefshme për të shkarkuar Presidenti­n në detyrë, Donald Trump, para se të përfundojë afati. Paul Berman, profesor në Shkollën e Drejtësisë së Universite­tit “George Washington”, tha se “një arsye është thjesht për ta bërë të qartë se një President në detyrë që nxit një kryengritj­e kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndoshta gjëja më e keqe që një President mund të bëjë ndonjëherë. Dhe kjo deklaratë duhet të bëhet. Së dyti, dhe ndoshta arsyeja më pragmatike, nëse ai shpallej fajtor dhe dënohej, kjo do t’ia hiqte mundësinë e rikandidim­it në të ardhmen”. Ndërsa nuk ka gjasa që ligjvënësi­t amerikanë të kenë kohë të kthehen në punë për të miratuar procedurat e komplikuar­a për një shkarkim para fundit të mandatit të Presidenti­t Trump, analistët thonë se një gjyq në Senat mund të mbahet pasi Presidenti të largohet nga detyra.

Pasi e kanë etiketuar shpesh këto ditë si “Presidenti i çmendur”, ligjvënësi­t e lartë amerikanë kanë ngritur shqetësime­t se çfarë mund të bëjë Trump me fuqinë ekskluzive që ka në dorë, për të urdhëruar hedhjen e një arme bërthamore. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, Nancy Pelosi, tha të premten se ajo kishte pyetur gjeneralin e lartë të Pentagonit, Mark Milley, se çfarë masash ekzistojnë për t’i paraprirë një urdhri nga Presidenti për sulm me armë bërthamore. “Situata

e këtij Presidenti të dalë jashtë kontrolli nuk mund të jetë më e rrezikshme se kaq dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij trazues ndaj vendit tonë dhe demokracis­ë sonë”. Presidenti ka autoriteti­n e vetëm për të urdhëruar lëshimin e një arme bërthamore dhe nuk kërkon miratimin e Kongresit ose këshilltar­ëve të tij ushtarakë. Por nëse një komandant ushtarak do të vendoste, sipas këshillës së juristëve të tij, se një urdhër i tillë ishte i paligjshëm, atëherë urdhri mund të refuzohej. Udhëheqësi­t e kaluar dhe të tanishëm të Pentagonit gjithashtu kanë thënë se ata nuk do t’i binden një urdhri të paligjshëm nga Presidenti. U

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania