Panorama (Albania)

Helmohen rreth 30 persona në Bulqizë

Shkak dyshohet uji në zonë, gjendja e tyre është e mirë

-

BULQIZË- Rreth 30 persona dyshohet të jenë helmuar ditën e djeshme në Shupenzë, Bulqizë. Sipas “News24”, ata janë paraqitur për të marrë shërbim mjekësor pranë Qendrës Shëndetëso­re në Shupenzë. Fillimisht kanë qenë tre pjesëtarë të një familjeje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm në zonë, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza. Të gjithë banorët që kanë shfaqur probleme shëndetëso­re kanë marrë serum në Qendrën Shëndetëso­re të Shupenzës, ndërkohë që kanë shkuar edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica,

Hoshaten, Shupenza. Mjekët kanë deklaruar se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme. Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguar edhe administra­tori i Ujësjellës­it Bulqizë, Asllan

Daxha, i cili mohoi të bëhej fjalë për helmim nga uji i pijshëm. Ai deklaroi se në Njësinë Administra­tive Shupenzë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, pasi janë me puseta personale dhe se burimet e ujit të pijshëm janë të sigurta dhe monitorohe­n gjatë gjithë kohës. “Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administra­tive Shupenzë. Ka një linjë ujësjellës­i që është e monitoruar. Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji, sepse dy vendburime­t e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruar­a me roje dhe të klorifikua­ra. Mendoj se është virozë, sepse paraqitja e personave të ndryshëm në grupe nga 3 apo 5. Gjithsesi ne jemi në kontakt me drejtoresh­ën e Qendrës Shëndetëso­re”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, banorët kanë pretenduar se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania