Panorama (Albania)

Rikthehet trafiku me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

Klandestin­ët paguanin nga 2000 euro për rrugën

- TIRANE

Një gomone me 50 emigrantë në bord u shpëtua mesnatën e së premtes nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdh­jes së lumit Vjosa.

Sipas dëshmive të emigrantëv­e, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjipti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni i dallgëve. “Zëri i Amerikës” shkruante dy ditë më parë se 14 emigrantë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, sipas burimeve spitalore, ndërsa të tjerët morën ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas u dërguan në mjediset policore. Mes tyre në Vlorë ndodheshin edhe katër gra dhe një fëmijë, ndërsa mes të lënduarve, që u dërguan në Tiranë, ishin edhe tre fëmijë të tjerë. Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë te skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Sipas burimeve policore, emigrantët njoftuan vet me telefon policinë e Vlorës dhe të Fierit, pasi kanë qëndruar gati tri orë në det të hapur në rrezik mbytjeje, ndërsa skafistët i kanë shpëtuar arrestimit nga Policia. Nëntë klandestin­ë të tjerë, të cilët do të dërgoheshi­n drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushës. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollev­e në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestin­ë të tjerë. 63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestin­ët e evakuuar në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestin­ëve sirianë, të cilët kanë përmendur emrin e Fatos Dushës. Ai do të hetohet për veprën penale

“Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpuni­m.

INCIDENTI Mbrëmjen e së premtes, 50 klandestin­ë kanë rrezikuar të mbyten pasi mjeti ujor që do i trafikonte drejt Italisë ka pësuar avari. Kanë qenë emigrantët, të cilët kanë marrë sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar Roja Bregdetare, Policia e shtetit dhe Guardia di Finanza. Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipën në mjetin e Rojës Bregdetare dhe janë transportu­ar për në portin e Vlorës. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetëso­re i janë drejtuar spitalit të Vlorës. 16 persona morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare. Disa paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre sepse në dëshminë e dhënë kanë treguar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidonë derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve. Policia krehu zonën në kërkim të trafikantë­ve, por asnjë prej tyre nuk është arritur dot të kapet. Vetë ata janë shprehur se destinacio­n kanë pasur Italinë dhe se shuma që është paguar është rreth 2000 euro.

 ??  ?? Klandestin­ët në bordin e gomones që do ikte në Itali
Klandestin­ët në bordin e gomones që do ikte në Itali
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania