Panorama (Albania)

Hartat dhe çmimet për 11 qarqe, si do llogaritet fatura

Preken kurorat e qyteteve bregdetare, vlerësimi do të bëhet si tokë truall, por masa e përfitimit s'do të jetë e plotë

-

Janë jo pak familje që preken nga ndryshimet e fundit ligjore. Formula e përcaktuar në ligjin e 2015-s bëri që sipërfaqe të tëra toke që sot janë brenda vijës së verdhë, pra me statusin tokë truall, të çmohen si tokë bujqësore.

Në këto kushte, çmimet për metër katror të aplikuara gjatë vlerësimit financiar janë ato të tokës bujqësore, të cilat mesatarish­t janë 488 lekë/m², për Tiranën, sepse në rrethe kjo vlerë është edhe më e ulët. Por, me vendimin e fundit, të kaluar në qeveri në fund të dhjetorit, për tokat jashtë vijës së verdhë (sipas hartave të para viteve '90) rivlerësim­i do të bëhet me çmim tregu (çmimet për metër katror në tabelën përbri), por pronarët nuk mund të marrin më tepër se 10 për qind të vlerës që prona ka sot në treg. Pra, për një edhe pse kjo nuk është në pritshmëri­të e pronarëve, së paku do të sjellë një faturë më të lartë financiare. Lidhur me skemat e reja të kompensimi­t, veç kompensimi­t në pronën e njohur, pronarët do të kompensohe­n nga fondi fizik dhe financiar përkatësis­ht 20 për qind nga fondi financiar dhe 80 për qind nga fondi fizik. Por përveç kësaj, në vendim përcaktohe­t që pronarët të cilët kanë një faturë deri në 1.5 milionë lekë që të kompensohe­n në masën 100 për qind nga fondi financiar. "Vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht nga organi administra­tiv apo gjyqësor, me vlerë financiare deri 1 500 000 lekë, përfitojnë 100% kompensim financiar, nëse subjekti shpreh vullnetin për këtë formë kompensimi, duke hequr dorë nga kompensimi fizik", thuhet në vendimin e qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania