Panorama (Albania)

“Incidenti në Ambasadën tonë në Paris për festën e Çlirimit”

“Si festuam me hallvën që përgatita vetë 29 Nëntorin në 1983, pasi ambasadori nuk na kishte ftuar”

-

kishte pyetur se pse nuk kisha ardhur ende.Dikush i kishte thënë atij se mua nuk më kishin ftuar. Atëherë ai pyet ambasadori­n Maxhun Peka, se përse nuk mëkishin ftuar edhe mua. Ambasadori i shpjegon se ajo ishte njëfestë e ngushtë dhe nuk kishte vend për të gjithë. Ambasadori­e dinte që Maksi dhe unë ishim mjekë të Klinikës Speciale, por ndoshta nuk e dinte se unë isha njëri nga kardiologë­t e shërbimit të ngushtë të Enverit dhe e kishte refuzuar me mirësjellj­e kërkesën e profesorit që të dërgonte dikë dhe të më merrte. Atëherë, profesori i kishte thënë se në qoftë se nuk ftohej Ahmeti, ai do të largohej. Kjo e kishte vënë në vështirësi­ambasadori­n dhe ai dërgoi njërin nga sekretarët e ambasadësn­ë banesën tonë. Ai më shpjegoi për protestën e profesorit­dhe paralajmër­imin e tij për t’u larguar nëse nuk do tëftohesha unë. Unë, ndonëse nuk e kisha pritur mirë sjelljen e ambasadës, duke mos dashur të ndodhte diçka e papëlqyer,sepse isha i sigurt që profesori do ta bënte atë që kishte thënë,u detyrova të shkoja, por i thashë prerazi sekretarit se nuk dotë shkoja pa Maksin. Kështu që ai u detyrua të na merrte qëtë dy në festë. Kjo, gjithsesi, nuk do të ishte ndodhia e vetme.

Aty nga fillimi i nëntorit 1983 kishte ardhur në Parispër konsultime mjekësore Semiramis Alia, e shoqja e RamizAlisë. Ajo shoqërohej nga dr. Adelina Mazreku, një shoqjaime, me të cilën kishim qenë në të njëjtin kurs në Fakultetin­e Mjekësisë. Ata banonin në një apartament në të njëjtin katme ne. Më 29 nëntor 1983 pasdite, Maksi dhe unë shkuamnë kinema me Semiramisi­n dhe Adelinën për të parë filmin

“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” që kishte filluar të shfaqejato ditë në Paris. Kur u kthyem nga kinemaja, si erdhëm nëbanesë dhe po drejtohesh­im secili në të vetën, Semiramisi­na tha:

-Shihemi në ambasadë, se kemi festë sonte.Ne i buzëqeshëm, por nuk bëzamë, se ne nuk na kishteftua­r kush dhe u ndamë. Në ambasadë Semiramisi­t i kishterënë në sy mungesa jonë dhe kishte pyetur se pse nuk kishimardh­ur. Ambasadori i ishte përgjigjur se nuk kishin mundësi t’i ftonin të gjithë. Ajo kishte shprehur habi se si ne të dy që banonim në të njëjtën rezidencë mund të liheshim pa ftuardhe kishte kërkuar të dërgonin për të na marrë. Erdhi njënga sekretarët e ambasadës. I shpjegova atij se nuk më kishtendod­hur ndonjëherë, qëkur kisha qenë nxënës shkolle, tëmos e kisha festuar 29 Nëntorin. Meqenëse të gjithë ata qëkishin ardhur nga Tirana dhe banonin në të njëjtin kat tërezidenc­ës me ne ishin ftuar, ne kishim menduar se edhe nedo të ftoheshim. Përndryshe do ta kishim festuar në mënyrënton­ë. Megjithatë, i thashë:

-Ne nuk do të rrimë pa e festuar, meqenëse nuk mundëmta festonim sot, do ta bëjmë këtë nesër.

Sekretari nguli këmbë që të shkonim, por ne nuk shkuam.Kjo nuk ishte pritur mirë dhe pas një copë here na vjen njëtjetër sekretar, i cili u përpoq të na bindte dhe nguli këmbë qëtë shkonim. Unë isha i vendosur të mos shkoja, por mendovase nuk duhej ta pengoja Maksin dhe i thashë atij të shkonte.

Të nesërmen i them dr. Adelinës të vinte me mua në pazar. Ishte dita që në Motte-Picquet (Mot-Pike), aty afër nesh, bëhejpazar në truallin poshtë linjës ajrore të metrosë. I shpjegovaa­saj se do të organizoni­m festën e 29 Nëntorit për ne tëardhurit nga Tirana që banonim në rezidencë. Pasi morëm çfarë na duhej, me paratë e mia natyrisht, u kthyem në banesëdhe i thashë asaj se unë do të gatuaja një hallvë. Adelina qeshime të madhe dhe më tha:

-Kish, - se kështu më thërrisnin kur isha në Fakultet, poedhe hallvë di të bësh ti? -Oj të bërë, i thashë asaj, do ta shohësh. Në mbrëmje, kur të tjerët ishin ulur rreth tavolinës dhe popinin e bënin muhabet, unë fillova të merresha me hallvën. Ithashë Adelinës të hapte derën e apartament­it.

-Si ta hap derën, -më tha ajo e shqetësuar, - me këtë gjalpë që po tret ti, do të marrë erë gjithë korridori dhe shkalla.

-Pikërisht, -i thashë, -atë dua dhe unë. Nuk kisha bërë ndonjëherë hallvë, por kisha parë Shpresën, e cila e bënte atë shpesh kur vinte dikush nga njerëzit tanë dhe veç kur ta shtronte në tavolinë. Ajo ishte mjeshtre për këtë. Por ndryshe nga ajo, unë i shtova hallvës pistash, bajame dhe rrush të thatë, të cilat në atë kohë nuk gjendeshin në Tiranë. Doli si i thonë, një hallvë për kokë të hallvës. Duke qenë i bindur se era e gjalpit do të mblidhte aty edhe fqinjët, bëra një tenxhere të madhe plot. Në dhomën tonë të ndenjes ishim mbledhur së bashku Semiramisi me Adelinën, Sanoja me shoqëruesi­t e saj, miku ynë Remzi Përnaska me të shoqen, si edhe Maksi e unë.

Mbasi mbarova punë me hallvën u thashë Adelinës dhe Dritës t’u jepnin të gjithëve nga një pjatë ëmbëlsiras­h të mbushur me hallvë. Kur e pa prof. Hoxha, më tha:

-Ç’ke bërë kështu, mo Ahmet? Po këtu ka nja katërmijë kalori.

-E po, do ta festojmë 29 Nëntorin apo jo profesor dhe vazhdova:

- Juve, sigurisht që nuk ju prishet puna se po e festoni dy herë. Por, besoj se do të kemi edhe mysafirë dhe duhet t’i kënaqim edhe ata. Semiramisi qeshi dhe tha: -Ju dibranët ta paguakeni me hallvë. Sa mirë kështu! -Po, - i thashë unë, -për ata që e marrin vesh. Ndërkohë, siç edhe e kisha parashikua­r, filluan të na vinin një e nga një fqinjët tanë me gjithë gratë e tyre, duke filluar nga ambasadori. Nuk u bëri përshtypje, kur unë u urova atyre festën e Çlirimit, por hallvën ma lavdëruan me thënë të drejtën. Megjithatë Profesori nuk ndenji pa u hedhur disa romuze. Sidoqoftë, hallva ime krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe u bë objekt muhabeti e historish me të cilat u zgjatëm deri vonë.

 ??  ?? Në Paris, nëntor 1983, në apartament­in ku banonim ne. Nga e djathta: Semiramis Alia, Maks Memi, prof. Hoxha, autori, Sano Hoxha dhe Drita Ndoni
Në Paris, nëntor 1983, në apartament­in ku banonim ne. Nga e djathta: Semiramis Alia, Maks Memi, prof. Hoxha, autori, Sano Hoxha dhe Drita Ndoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania