Panorama (Albania)

Seferi prezantohe­t te Tirana: Mezi po pres derbin

-

"Jam gati për Tiranën dhe derbin". Taulant Seferi u prezantua dje si futbollist­i më i ri i bardhebluv­e. Përpara mediave, ai tregoi prapaskena­t e firmosjes me kampionët në fuqi të Shqipërisë, ndërkohë që u shpreh se mezi pret të jetë në fushë në derbin ndaj Partizanit. Lojtari mësohet se do të marrë rreth 10 mijë euro në muaj, ndërsa do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek ekipi bardheblu. Ai është marrë për të shënuar golat që mungojnë këtë sezon, por edhe për të zëvendësua­r Ernest Muçin i cili, me sa kuptohet, do të largohet nga Tirana.

Taulant, pse zgjodhët Tiranën?

Po ju tregoj se kisha një parakontra­të me një ekip në Zvicër dhe po rrija në shtëpi. Më mori në telefon drejtori sportiv i Tiranës, Osmani, me të cilin njihemi personalis­ht dhe kisha një bisedë shumë të mirë atë natë. Të nesërmen, Tirana tregoi profesiona­lizëm, duke dërguar ofertën, u futëm në negociata dhe besoj nuk ka qenë shumë e vështirë për të arritur marrëveshj­en.

Si ju duk ideja për të luajtur në kampionati­n shqiptar?

Për një klub të madh si Tirana, me tifozëri të zjarrtë, që njihet edhe në Ballkan, e kam pritur shumë mirë. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën. Do ta ndihmoj Tiranën, por edhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.

Keni pasur mundësi ta ndiqni kampionati­n shqiptar? Çfarë vlerësimi keni për të?

Nuk e kam ndjekur shumë, por disa ndeshje kryesore i kam parë. Futbolli këtu ka më shumë kualitet se kampionati i Kosovës dhe i Maqedonisë. Besoj se do të përshtatem shpejt. Është kampionat i mirë dhe i duhur për mua.

Çfarë prisni të fitoni nga Tirana?

Pres të fitoj një eksperienc­ë shumë të mirë dhe rezultate të mira me klubin në këta 6 muaj që do të jem në formë huazimi. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.

Pas 2 javësh Tirana ka derbin me Partizanin. A do të jeni në fushë?

Patjetër që shpresoj të jem në fushë, mezi po e pres atë ndeshje. Nesër do të dal në stërvitje, do të jemi të fokusuar te ndeshja kundër Kastriotit. Shpresoj që ajo ndeshje do të na ecë mirë, pastaj do të mendojmë edhe për Partizanin. Normalisht që do të jem i gatshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania