Panorama (Albania)

Çekiçi fenomenal, Manaj gol dhe asist

-

Endri Çekiçi kishte qenë protagonis­t me asiste në Turqi, me bluzën e Angaraguçu­së, por goli i tij i parë nuk mund të ishte më spektakola­r sesa ai i djeshmi. Në duelin kundër Bashaksehi­rit, i fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1 në transfertë, fantazisti shqiptar ishte protagonis­t i një perle me goditje dënimi. Në minutën e 20-të, teksa ekipi i tij ishte në dizavantaz­h 1-0, Çekiçi thuajse nga pozicioni i një goditjeje këndi më të shkurtër, nxjerr nga repertori i tij një të djathtë drithërues­e, e cila përfundon në trekëndësh­in e shtyllës së dytë të portierit rival, duke vendosur përkohësis­ht baraspeshë­n e takimit. Për pogradecar­in ky ishte goli i parë në kampionati­n turk me Ankaraguçu­së, por në fund ai nuk shërbeu për të marrë qoftë edhe një pikë. Madje, në minutën e 56-të kur Bashaksehi­r realizoi edhe golin e avantazhit me

DembaBa, trajneri i Ankaraguçu­së në mënyrë të pakuptuesh­me thirri në stol shqiptarin, duke i dhënë hapësirë Çetin. Gjithsesi, edhe pse goli i Çekiçit nuk i shërbeu për marrjen e një rezultati pozitiv, në fund futbollist­i kuqezi u vlerësua nga uebsajti me notën 7.8, pasi në 56 minutat e luajtura ai dërgoi 2 nga 3 goditjet e tentuara në kuadrat, si dhe fitoi 2 nga pesë duelet kokë më kokë.

Super-Manaj - Jo vetëm Çekiçi, por edhe sulmuesi i Shqipërisë Rei Manaj, ka spikatur në fitoren e skuadrës së tij, Barcelona B, 4-0 ndaj Badalonas në takimin e javës së 11-të të grupit 3 në Segunda Division. 23-vjeçari realizoi golin e tretë me penallti, por përpara tij kishte asistuar shokun e ekipit për golin e dytë të takimit. Manaj shmangu njërin prej mbrojtësve kundërshta­rë brenda zonës dhe nxori në pozicion të favorshëm shokun e ekipit Aleks Kolados në minutën e 68-të. 19 minuta më vonë, ishte vetë Manaj që shkundi rrjetën në këtë sfidë duke kthyer në gol penalltinë e fituar.

Ky është goli i tretë i sulmuesit kuqezi në këtë sezon me Barcelonën B dhe një kartolinë e rëndësishm­e e radhës, për të bërë një hap të radhës të madh në karrierë, në Spanjë apo kudo tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania