Panorama (Albania)

Pronat, harta e re dhe çmimet në gjithë vendin

Gazeta zbardh vendimin e ri të qeverisë me hartat e çmimet e kompensimi­t të pronave në Tiranë e 12 qytetet më të mëdha. Si ndryshon çmimi e shembujt e përfitimit

-

Të gjitha ato familje që janë në proces kompensimi nga ATPja për një sipërfaqe toke jashtë vijave kufizuese (sipas hartave të vjetra, të para viteve ‘90), pra jashtë vijës së verdhë të qytetit, do të marrin as më pak e as më shumë sesa 10 për qind të vlerës që kjo pronë ka sot në treg.

Nga ndryshimet e reja ligjore preken të gjithë ata pronarë, të cilëve iu është njohur e drejta mbi një pronë që megjithëse sot mund të jetë tokë truall, në momentin e konfiskimi­t ka qenë tokë bujqësore. Gazeta boton sot hartat me vijat kufizuese si edhe çmimet që aplikohen në Tiranë dhe 11 qarqe të vendit duke iu dhënë mundësi pronarëve, të cilët u penalizuan në fazën e parë që të bëjnë vetë llogaritë sesa iu takon që të përfitojnë pas rivlerësim­it që do të bëhet nga Agjencia e Pronave. Ndonëse kjo nuk është ajo që presin pronarët, së paku do t'u japë mundësinë të përfitojnë më tepër.

SKEMA

Por, cili është ndryshimi i kësaj skeme të re që është reflektim i vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t, me raport me skemën e përcaktuar në ligjin e miratuar në 2015? Kujtojmë që me skemën e re të kompensimi­t të penalizuar ishin ato familje, të cilat u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral, të përqendrua­ra kryesisht në kurorën e qyteteve të mëdha, si Tirana dhe atyre përgjatë vijës bregdetare. Kjo, sepse sipërfaqet në periferi, të cilat sot janë brenda vijës së verdhë dhe kategorizo­hen si tokë truall, në kohën e konfiskimi­t kanë qenë bujqësore. Nëse vlera e tokës bujqësore sot në treg nuk çmohet më shumë se 500 lekë për metër katror, vlerat e tokës truall variojnë nga 20 mijë lekë deri në 120 mijë lekë për metër katror. Me anë të vendimit që mban datën 7 maj, Gjykata e Strasburgu­t i caktoi si kusht qeverisë shqiptare që asnjë pronarë të mos marrë më pak se 10 të vlerës që prona ka sot. Me anë të një vendimi të miratuar disa ditë më parë, qeveria zyrtarizoi këtë ndryshim, duke i hapur rrugën një vlerësimi të dytë për familjet që në fazën e parë u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral.

SHEMBUJT

Për ta bërë më të qartë, për një sipërfaqe toke 300 metra të ndodhur sot brenda vijës së verdhë, në zonën kadastrale 8280, pra në Sauk, nga Agjencia e Pronave vlerësimi është bërë për tokë bujqësore me çmimin 488 lekë për metër katror rrjedhimis­ht dhe masa e përfitimit që është caktuar është (300m X 488lekë/m) 146 mijë lekë. Nëse zëri kadastral i saj që do të merrej për referim do të ishte ky i sotmi, pra kjo sipërfaqe do të çmohej si tokë truall, kjo familje do të përfitonte (300 m X 29 543 lekë/m) 8 862 900 lekë. Por, cili është ndryshimi pas vendimit të ri të qeverisë? Për sipërfaqet jashtë vijës së verdhë, pra për tokat që kanë qenë bujqësore në kohën e shpronësim­it pronarët do të marrin vetëm 10 për qind të vlerës, që prona e tyre ka sot në treg. Në këto kushte kësaj familje i takon të marrë jo më pak se 880 mijë lekë të reja, pra gjashtëfis­h më tepër nga vlera e caktuar më herët nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, që ishte 146 mijë lekë. Marrim një tjetër rast, një familje që ka pasur 200 metër katror pronë në Farkë dhe që sot është tokë truall. Në momentin e konfiskimi­t kjo sipërfaqe ka qenë tokë bujqësore. Një metër katror në Farkë për tokën bujqësore është 488 lekë. Në këto kushte masa e përfitimit e caktuar nga ATP-ja është (200m X 488 lekë/m2) 97 600 lekë. Ndërkohë, sipas hartës me vlerat e trojeve, për këtë zonë kadastrale një metër katror tokë truall kushton 33 755 lekë. Në këtë mënyrë (200m X 33 755 lekë/m) 6 691 000 lekë është vlera reale e pronës. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kjo familje do të marrë 10 për qind të kësaj vlere, pra në asnjë rast jo më pak se 660 mijë lekë të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania