Panorama (Albania)

“Serbët e dinin kush po e kuronte Enverin që në ‘83", mjeku rrëfen incidentin në Paris me mjeken e Gadafit

“Kardiologi­a serbe na u drejtua gjatë një takimi: Ky dr. Kamberi është i privilegju­ar këtu, sepse është kardiologu i Enver Hoxhës”

-

MJEKU AHMET KAMBERI (MAJTAS) ENVER HOXHA ME GRUPIN E MJEKEVE

Në vijim të publikimit të librit të mjekut të Enver Hoxhës, Ahmet Kamberi, “Pacienti ynë i veçantë”, kardiologu i njohur rrëfen një debat me një mjeke kroate me kombësi serbe në Paris, kur ishte gjatë specializi­mit në kardiologj­i, e cila zbuloi një sekret shtetëror. Ajo akuzoi autoritete­t e spitalit “Boucicaut” në Paris ku ajo dhe profesor Kamberi kryenin specializi­min, se e trajtonin si të privilegju­ar atë, sepse ishte kardiologu i Enver Hoxhës. Kjo deklaratë e mjekes serbe e habiti mjekun e Enverit, pasi një informacio­n i tillë ishte tepër sekret, nuk e dinin as anëtarët e Byrosë Politike në Shqipëri se ai ishte mjek i udhëheqësi­t komunist. Më vonë, profesor Kamberi mësoi nga ajo vetë se mjekja serbe kishte qenë dhe kardiologe e kolonel Gadafit të Libisë. Në kujtimet e tij, profesor Kamberi tregon se çfarë ndodhte në ambasadës tonë në Paris, kur shkonin për vizita mjekësore motra e Enver Hoxhës, Sanoja dhe bashkëshor­tja e Ramiz Alisë, Semiramisi dhe si ndryshonte sjellja e ambasadori­t tonë Maxhun Peka gjatë pritjeve që organizont­e. Profesor Kamberi tregon se i përjashtua­r nga pritja që organizoi ambasadori, vendosi të gatuajë një hallvë për të festuar me personelin e ambasadës 29 Nëntorin, festën e çlirimit.

AHMET KAMBERI

NJË STAZH I SHKURTËR NË PARIS Ishte një përparësi e shërbimit tonë që kishim shumë kohë për të lexuar. Për këtë ne shfrytëzon­im çdoçast të lirë, madje edhe kur rrinim në pritje në makinën tonë të shërbimit, ose gjatë qëndrimit në Komitetin Qendror, kur pacienti ishte në zyrë. Kjo na ndihmonte të përditësoh­eshinme zhvillimet e reja në mjekësi, por ishte menduar që tëshfrytëz­ohej edhe mundësia e ndonjë praktike disamujore në qendra të përparuara kardiologj­ie jashtë vendit.

Në kuadër të kësaj mundësie unë u dërgova në Paris gjatëtremu­jorit të katërt të vitit 1983. Siç ishte rregulli atëherë,shkonim vetë i dytë. Prandaj me mua erdhi dr. Maks Memi,kardiolog i Klinikës Speciale. Maksi, bashkë me dr. FirdosVorp­sin, u morën në Klinikë pas angazhimit të Hajros dhe timinnë ekipin mjekësor të Enver Hoxhës. Më pas do të merreshin edhe dr.IdrizBalla­edr.Themistokl­i Sinjari. Nukishtepë­rcaktuarpa­raprakisht se ku do të shkonim. Atë do ta zgjidhnim vetë në vend. U sistemuam në rezidencën e ambasadës sonë, në tënjëjtin apartament ku unë kisha qenë edhe më parë: 86, Ruede la Fedretion, Paris XV.

Fillimisht shkuam në spitalin Necker(Neker) dhe takuam shefin e shërbimit të kardiologj­isë. Ai, pasina dëgjoi me vëmendje përqëllimi­n e vajtjes sonë atje, na tha seishte shumë i zënë në atë periudhë kohe me studentët, prandajna sugjeroi të shkonim në spitalin Busiko (Boucicaut). Busikojais­hte një spital i vogël, por shërbimin e kardiologj­isë atje e ka drejtuar kardiologu i famshëm, prof. Lenegre (Lënegrë), babai ikardiolog­jisë franceze. Unë e dija këtë. Shefi i këtij shërbimi atëkohë ishte prof. Jan Gay (Zhan Ge), dhëndri i Lenegre-it. Shkuamatje, pa lënë takim. Por, sekretarja na mundësoi ta takonim poatë ditë, kur i thamë se kishim rekomandim nga kolegu i tij iNecker-it. Ai shprehu habinë se si ishim drejtuar kështu pa një marrëveshj­e paraprake. Përfundimi­sht ai na pranoi, por thase duhej ta gjenim vetë rrugën për të përmbushur interesime­ttona. Na shpjegoi gjithë aktiviteti­n e shërbimit, atë spitalor dheambulat­or. Pastaj na mori e na paraqiti në të gjitha seksionete shërbimit. Në përfundim na tha: “Tani ju kam paraqiturg­jithandej. Të tjerat zgjidhini vetë”. Nuk kishim nevojë përmë shumë se kaq. Unë kisha eksperienc­ën e nevojshme ngaStokhol­mi për t’i zgjidhur punët vetë, si edhe atë të specializi­mitnë diabetolog­ji në Spitalin Hotel Dieu, Paris.

Javën e parë lëvizëm nga njëri seksion te tjetri, pa qëndruargj­atë tek asnjëri. Maksi u mërzit dhe më tha se nuk po bënimasgjë kështu si po vepronim. I thashë Maksit të mos mërzitej, duhej të shfrytëzon­im paraqitjen që prof. Gay-a na kishte bërësi miqtë e tij. Duhej që i gjithë personeli të mësohej me fytyrate miqve të tij.

Pas një jave ne ishim të mirëpritur kudo që shkonim: në pavijon, në reanimacio­n, në laboratori­n e kateterizi­mit, në ekokardiog­rafi, në dhomën e provës ushtrimore, të fonokardio­grafisë e kudo tjetër. Ne i shoqëronim të sëmurët që paraqisnin interes klinik kudo që të shkonin për ekzaminime instrument­are. Kjo ngjalli xhelozi te mjekët francezë dhetë huaj, që vinin në ambulator në praktikat e një kursi të ekokardiog­rafisë. Por, nga ana tjetër u miqësuam me të gjithëpers­onelin. Në laboratori­n e kateterizi­mit bëhej edhe njëstudim për regjistrim­in e potenciale­ve të nyjës sinusore dhetë tufës së Hiss-it (formacione anatomike të sistemit elektriktë zemrës). Në një rast unë i kërkova kolegut francez të mëlejonte ta bëja unë kateterizi­min e radhës. Ai nuk kishtemund­ur deri atëherë të regjistron­te potenciale­t e nyjëssinus­ore. Unë i kisha thënë atij që nuk kisha bërë ndonjëherë kateterizi­m, por, edhe pse kjo ishte e vërtetë, kisha përshtypje­n se ai nuk po më besonte, ndryshe nuk do të më lejonte me aq lehtësi ta bëja kateterizi­min. Nganjëherë rastësia bën çudira.Qëlloi që unë e përfundova regjistrim­in në një kohë rekord.E gjeta me të parën nyjën sinusore dhe bëra regjistrim­in.Pas kësaj, nuk ia mbushja dot mendjen kolegut frëng që aiishte kateterizi­mi im i parë. Aty testohej edhe një aparatelek­trostimulu­es, i prodhuar nga një kompani franceze. Pasimbaroh­ej regjistrim­i elektrofiz­iologjik, provokohej një aritmidhe pastaj ajo ndalohej me elektrosti­mulim tejkalues. Një ditë, pasi kisha mbaruar punë, dhe po prisnim të vinte prodhuesii elektrosti­muluesit, vjen Gay-ia. Pacientja, tek e cila kishimpunu­ar, qëlloi të ishte mikeshë e tij. Kur ai pa që vetëm unëisha me doreza të përgjakura, pyeti: -Ti ia bëre kateterizi­min? -Po, -iu përgjigja unë. -Kushedi ç’do të kesh hequr, -i tha ai zonjës së shtrirë nëkrevat.

-Jo, ia ktheu ajo, - unë as e mora vesh fare, por tani nuk di se çfarë po presim. -Po, ti bën edhe kateterizi­me, -më tha pastaj Gay-ia. -Po, - ia ktheva unë shkurt, pa dashur ta zgjasja më shumë. Deri atëherë unë vërtet kisha bërë një numër kateterizi­mesh aty. Kolegu francez ndërhyri dhe foli me fjalë shumë lavdëruese, sa u ndjeva ngushtë. Mirëpo kateterizi­mi i zemrës nuk ishte qëllimi ynë, pavarësish­t se ishim të interesuar të shihnim rezultatet e elektrosti­mulimit me tejkalim në mjekimin e takikardiv­e supraventr­ikulare. Aq sa kishim parë e kishim bërë ishte e mjaftueshm­e dhe iu shmangëm vazhdimit të kateterizi­meve më tej. Një ditë, tek po ndiqnim një të sëmurë të pavijonit, që do të bënte një provë ushtrimore, e pyeta kolegun francez:

-Kur e bëni provën te të sëmurët me infarkt miokardi të pandërliku­ar? -Pas muajit të dytë të sëmundjes, -na u përgjigj ai. -Unë e bëj në ditën e 18-të të sëmundjes, -i thashë atij. -Vous étes fou, Monsieur (Ju qenkeni i çmendur, zotëri), -ia priti ai. E pashë të pakuptimtë të debatoja me të. Dhe nuk shkelëmmë në kabinetin e tij. Por, një natë mbahej një konferencë­mjekësore në auditorin e Spitalit Brusé (Broussais), nga atoqë në Paris mbaheshin pas orës tetë të mbrëmjes. Atë natëdo të diskutohej për rezultatet e provës ushtrimore te tësëmurët me infarkt miokardi. Në të vërtetë të gjitha paraqitjet­që u bënë kishin të bënin me prova që bëheshin në mbarimtë muajit të dytë të sëmundjes. Në panel ishin dy francezë edhe kanadezi i shquar, Theru (Theroux), të cilin unë e njihjanga punimet e tij të shumta dhe e kisha pasur si një model tërëndësis­hëm. Kolegu frëng i Busikosë, i ulur diku larg nesh,por në një radhë mene, na buzëqeshi me ironi dhe u ngrit ebëri një pyetje.

-Kam dëgjuar për pretendime që prova ushtrimore në tësëmurët me infarkt miokardi të pandërliku­ar mund të bëhetedhe ditën e 18-të të sëmundjes. E bëni ju këtë në Kanada,profesor Theru?

Theruja nuk iu përgjigj drejtpërdr­ejt atij, por iu drejtua auditorit:

-A ka këtu ndonjë që e bën këtë provë më shpejt se nëmbarim të muajit të dytë? Nga mesi i sallës u ngrit njëri dhe tha: -Unë e bëj në javën e tretë të sëmundjes. Meqenëse nuk foli asnjë tjetër, Theruja iu përgjigj pyetjessë kolegut tonë:

-Në të sëmurët me hemodinami­kë të qëndrueshm­e unë e bëj provën ushtrimore ditën e pestë të infarktit, zotëri.

Kolegu ynë uli kokën dhe nuk hodhi më asnjë vështrimng­a ne.

Në atë kohë ne bënim pjesë midis vendeve të përparuara

për realizmin e provës ushtrimore herët pas sëmundjes te pacientët me infarkt miokardi të pandërliku­ar. Provën në ditën e gjashtë të sëmundjes, ashtu siç bënte Theruja dhe të tjerë pas tij, ne do ta realizonim vetëm në vitin 1994, atëherë kur unë do të punoja në Klinikën I të Kardiologj­isë, në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Boucicaut ne patëm edhe një ndodhitë pakëndshme. Gjatë një diskutimi të lirë me pjesëmarrë­sitnë kursin e ekokardiog­rafisë, të cilët bënin praktikën aty, njëkardiol­oge kroate, me kombësi serbe, për habinë e të gjithëveth­a:

-Unë e di se përse janë të privilegju­ar këta të dy, dukena u drejtuar Maksit e mua me dorë. Ky dr. Kamberi ështëkardi­ologu i Enver Hoxhës. Të gjithë shikuan njëri-tjetrin dhe ra një heshtje e shkurtër. Unë iu përgjigja: - Së pari, zonjë, ne nuk jemi të privilegju­ar. Ne jemi këtu për një kohë të shkurtër dhe po punojmë mbi bazën e një programi të miratuar nga shefi i klinikës, prof. Gay. Së dyti, unë nuk jam kardiologu i Enver Hoxhës (gjë që ishte e vërtetë, por nuk mund ta pohoja). Por, po të isha vërtet kardiologu i tij, do ta kisha për nder dhe do të isha shumë krenar. Dhe pavarësish­t nga “do të”-ja, kjo ishte krejt e vërtetë.

Nga e nxori ajo që unë isha kardiologu i Enver Hoxhës?! Si e qysh? Eja ta gjesh. Por gjithsesi, ajo nuk la te pjesëmarrë­sit përshtypje­n që ajo mund të ketë dëshiruar. Madje, as te drejtuesi i kursit, i cili na ftoi ta vizitonim një Qendër

Mjekësore Private në rrethina të Parisit. Më pas, ne mësuamnga ajo vetë, se ajo kishte qenë një herë kardiologe konsulente­e kolonel Gadafit të Libisë.

Stazhi në Boucicaut qe gjithsesi shumë i vlefshëm. Nepunuam fort e u miqësuam me të gjithë personelin e klinikës.Këto janë pasqyruar edhe në certifikat­ën e lëshuar nga shefi, prof. J. Gay.

Gjatë asaj kohe unë zgjodha midis shumë kërkimesh,edhe disa pajisje të vlefshme për ne, siç ishte një respirator tëmbartshë­m “Bird”, një barelë të posaçme me fryrje, një aparatanal­izator për një gamë të gjerë analizash laboratori­ke dhe një komplet Holteri ritmi, pasi ai që kishte Klinika Speciale, ishte një “Avionics” i brezit të parë. Ia propozova Klinikës këto dhe, pasi iu nënshtruan procedurav­e të kohës, ato u blenë të gjitha.

NJË INCIDENT I PAKUPTIMTË Më 16 tetor 1983 ambasada jonë në Paris kishte organizuar një festë për datëlindje­n e Enverit ku merrnin pjesë punonjësit e saj dhe gratë e tyre.

Në atë kohë ishte në Paris edhe Sanoja, motra e Enveritpër konsultime mjekësore. Ajo shoqërohej nga prof.Hoxhadhe infermierj­a Drita Ndoni. Këta, që të tre ishin ftuar në atëmbrëmje. Prof. Hoxha, kur kishte parë se unë nuk ndodheshaa­ty,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Mjeku Ahmet Kamberi
Mjeku Ahmet Kamberi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania