Panorama (Albania)

Mitsotakis, drekë private me Ramën në shtëpinë e tij

-

Autoritete­t greke, duke filluar që nga Kryeminist­ri Mitsotakis por edhe ministri i Jashtëm Dendias, e trajtuan në aspektin privat vizitën në Athinë të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës. Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, shtroi një drekë në shtëpinë e tij për Ramën, në prani të ministrit të Jashtëm Dendias dhe këshilltar­es së tij diplomatik­e, Eleni Sourani, ish-ambasadore e Greqisë në Tiranë. Por edhe takimi me ministrin e Jashtëm Dendias, i cili zgjati përtej çdo parashikim­i, nuk u pasqyrua si aktivitet zyrtar i ministrit në faqen zyrtare të kësaj Ministrie. Kryeminist­ri Rama ka vlerësuar pritjen e ngrohtë që i është bërë nga homologu i tij Kyriakos Mitsotakis, e cila i ka lënë një shije të mirë, pa specifikua­r nëse ishin gatimet apo temat e diskutuara. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se mes tij dhe Mitsotakis­it është diskutuar për situatën e krijuar nga koronaviru­si, marrëdhëni­et mes dy vendeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë raport. "Falënderue­s për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e Kryeminist­rit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me COVID-in, marrëdhëni­es mes dy vendeve tona dhe problemati­kave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë marrëdhëni­e strategjik­e", shkruan Rama. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Ramën. Sipas Dendias, ne fokus të bisedimeve me Kryeminist­rin Edi Rama kanë qenë marrëdhëni­et bilaterale, perspektiv­a e Shqipërisë për në Bashkimin Europian dhe zhvillimet e fundit rajonale.

 ??  ?? Rama e Mitsotakis
Rama e Mitsotakis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania