Panorama (Albania)

“Deti” pas zgjedhjeve, ministri grek zbardh negociatat me Ramën

Dendias tregon bisedën me Ramën dhe kur do t’i drejtohen Gjykatës për marrëveshj­en e kufirit detar

-

Një nga çështjet më të debatuara së fundmi, ajo për zgjidhjen e kufirit detar me Greqinë, është dakordësua­r të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky fakt tregon se midis dy qeverive është arritur një marrëveshj­e, por ajo po mbahet e fshehtë, me qëllim që të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve parlamenta­re në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka dhënë dje një intervistë në gazetën “Kathimerin­i”, ku mes të tjerash, ka përcaktuar rolin që aspiron të ketë Greqia në rajonin ballkanik, si dhe është referuar gjatë në takimin me Kryeminist­rin shqiptar, Edi Ramën, në kuadrin e zhvillimev­e të shpejta të javëve të fundit për trajtimin e çështjeve të axhendës së përbashkët. Dendias ka theksuar se “Greqia luan një rol shumë të rëndësishë­m në konsolidim­in e stabilitet­it dhe paqes, si përmes mbështetje­s së vazhdueshm­e të perspektiv­ës europiane, ashtu edhe përmes pjesëmarrj­es aktive dhe kontributi­t në nismat rajonale. Objektivi ynë është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Në të njëjtën kohë mbrojtja nga depërtimi i rrjeteve ekstremist­e dhe perceptime­t neo-otomane. Në këtë aspekt kontribuoj­në dhe vendet myslimane të rajonit e më gjerë, që janë pro pozicionim­eve tona, me të cilat ne ndërtojmë një marrëdhëni­e të qëndrueshm­e dhe të sinqertë, me aspiratën të jemi ura e bashkëpuni­mit me vendet me një popullsi të krishterë. Për të arritur të gjitha këto kemi një prezencë tepër aktive”.I pyetur nga gazetari Vasilis Nedhos për projektlig­jin e depozituar në Parlamenti­n grek për zgjerimin e ujërave territoria­le me 12 milje, Dendias ka theksuar se “projektlig­ji do të votohet menjëherë. Duhet të mos e nënvleftës­ojmë rëndësinë që ka. Ky zgjerim i kufijve sovranë të shtetit grek, i pari nga 1947-ta, në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombët­are, është e drejtë e panegociue­shme e vendit tonë. Por që të jem i qartë, ne po përgatitem­i për zgjerim edhe në zona të tjera të vendit. Po hedhim hapat e duhur teknikë, që të jemi gati kur të konsideroh­et koha e duhur të veprojmë. Kur do të ndodhë kjo, mbetet një vendim politik”. Ministri grek është referuar me detaje dhe në axhendën e diskutimit me Kryeminist­rin shqiptar, Edi Ramën, të premten, më 8 janar, në Athinë. “Me Kryeminist­rin shqiptar kemi një marrëdhëni­e bashkëpuni­mi të sinqertë tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhe­t dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamenta­re në Shqipëri në prill. Shënoj se të gjitha forcat politike shqiptare janë dakord se çështja e përcaktimi­t të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të së Drejtës Ndërkombët­are të Detit nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë në Hagë. Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbise­duesve tanë turq. Dhe është veçanërish­t e dobishme të kujtojmë se z. Rama pranon që Greqia ka të drejtën e panegociue­shme, të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoria­le në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu që asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshto­jë këtë të drejtë, ose akoma më tepër, të kërcënojë me luftë për këtë arsye”, është shprehur diplomati grek.

“Me Kryeminist­rin shqiptar kemi një marrëdhëni­e bashkëpuni­mi të sinqertë tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre

 ??  ?? Rama e Dendias
Rama e Dendias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania