Panorama (Albania)

“Prapaskena­t, si u tentua të ndryshohej sërish pakti i ‘5 qershorit’, ndërhyrja e SHBA e BE për rolin e SPAK”

NEGOCIATOR­I I OPOZITE S, BYLYK BASHI, TREGON PRESIONIN PER PS. DEBATI I PLOTE NE KQZ PER NDARJEN E TAPIVE

- MARIGLEN KUME Oerd Bylykbashi

Në fund të javës që shkoi, Presidenti Ilir Meta dekretoi shpalljen e 5 ligjeve të ndryshuara që ishin paketë e Reformës Zgjedhore. Bëhet fjalë për ligjin për Prokurorin­ë, ligjin për Policinë, për bilbilfryr­ësit dhe për procedurën e Kodit Penal.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së dhe ish-përfaqësue­si i PDsë në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregoi prapaskena­t se si maxhoranca tentoi të ndryshonte garancitë e fituara në Këshillin Politik të zgjedhjeve dhe presionin që ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian ushtruan mbi maxhorancë­n që të mos i ceknin ato. Sipas Bylykbashi­t, PS-ja nxori eksponent (Fatmir Xhafajn) që sipas tij, shkroi reformën në drejtësi në mënyrë të tillë që ta kapte për të kundërshtu­ar ato garanci të arritura në Këshillin Politik për të parandalua­r krimin zgjedhor. Ndërkaq, Bylykbashi akuzoi qeverinë se duke qenë se nuk ka rrugë tjetër se si të pengojë atë që firmosi në qershor, identifiki­min biometrik, përpiqet që ta vonojë duke mos dhënë paratë. Qeveria dha në dhjetor të vitit të kaluar rreth 5 milionë euro për identifiki­min biometrik, ato nuk u shpenzuan dhe shërbyen për të nisur procedura e prokurimit. Por, sipas rregullore­s, nëse deri në fund të vitit ato nuk shpenzohen, ato i kthehen sërish buxhetit të shtetit. Teksa pritet vendimi për kompaninë fituese dhe data shënon 12 janar qeveria nuk ka akorduar asnjë vlerë monetare për teknologji­në në zgjedhje. Burime pranë KQZ-së i thanë gazetës “Panorama” se më 30 dhjetor i kërkoi qeverisë që të shtynin vlefshmëri­në e fondit për deri në 31 janar 2021, por nuk morën përgjigje.

Z. Bylykbashi, po shkojmë drejt mesit të janarit dhe ende qeveria s’ka akorduar fondin për identifiki­min biometrik, si e komentoni ju këtë?

Vonesa që qeveria ka në këtë proces nuk është e rastësishm­e. Të gjitha hapat e ndërmarrë deri më sot nga qeveria, nga maxhoranca, kanë qenë në kuadër të vonimit të procesit të identifiki­mit biometrik të zgjedhësve. Qëllimi i këtij projekti është garancia që vota e shqiptarëv­e të mos bëhet pisë nga votat e paligjshme. Edi Rama nuk e do këtë garanci. Ai do që situata të mbetet siç ka qenë. Si kanë vijuar vonesat e shkaktuara nga ana e kësaj maxhorance?! Kodi Zgjedhor është miratuar më 23 korrik, ndërkohë që duhet të ishte miratuar më herët. Duke vonuar ngritjen e KQZ-së, Rama shtyu më shumë se dy muaj të gjithë procesin. Tani Edi Rama po vonon edhe me fondet që duhet t’i vihen KQZ-së në dispozicio­n. Pse është vonesë e qëllimshme?! Më datë 5 qershor në marrëveshj­en e asaj date është i shkruar detyrimi për qeverinë, që qeveria të vendos në dispozicio­n fondet e nevojshme për procesin. Në 23 korrik kjo u kthye në ligj. Ndërkohë që KQZ-ja ka kryer veprimet, madje ka përllogari­tur një shifër më të ulët se sa ishin pritshmëri­të. Po kështu, ka identifiku­ar koston për projektin pilot të votim-numërimit. Nuk ka hapësirë qeveria për të bërë pazare, nëse e do apo nuk e do. Por e vetmja gjë që mund të bëjë, është që ta vonojë në kohë në mënyrë që koha e mbetur të jetë objektivis­ht e pamundur të zhvillohet projekti i identifiki­mit. Pra, kjo është një nga përpjekjet e Ramës për ta pamundësua­r zhvillimin e projektit në fjalë.

Në fund të javës që shkoi Presidenti Meta shpalli me dekret ndryshimet në 5 ligjet që ishin pjesë e paketës së reformës zgjedhore. Ligjet në fakt pësuan disa ndryshime sporadike, kanë pasur këto ndryshime konsensusi­n e opozitës? E bëj këtë pyetje pasi më kujtohet deklarata e z. Gjiknuri në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, teksa theksonte se me opozitën politike kanë rënë dakord që të mos prekej vetëm Kodi Zgjedhor dhe jo ligjet që shoqërohes­hin me ndryshime?

Deklarata e z. Gjiknuri ka dy aspekte. Ose ai po shpreh me vullnet thyerjen e marrëveshj­es, ose nuk e di se çfarë ka folur. Marrëveshj­a e 14 janarit ku është edhe firma e tij dhe ajo e opozitës, parashikon që të gjitha çështjet që do arrihen me konsensus mbi bazën e tematikave që do të trajtonte Këshilli Politik nuk do të ndryshonin nga kuvendi. Tematikat e Këshillit Politik ishin ato të Reformës Zgjedhore që trajtonin shitblerje­n e votës, që përfshihej edhe SPAK-u, për Prokurorin­ë, për rolin e Policisë, për bilbilfryr­ësit etj. Është një paketë e tëra që s’ka të bëjë me Kodin Zgjedhor që ishte çështje e Këshillit Politik. Dhe për të gjitha këto çështje thotë marrëveshj­a e 14 janarit, për të cilat Këshilli do të gjente konsensusi­n, Kuvendi nuk do mund t’i ndryshonte. Këshilli Politik kishte 2 komponentë legjislati­vë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, ndryshimet në një numër ligjesh të tjera që ishin dakordësua­r në Këshillin Politik. Si të tilla, duhet të kishin shkuar pa vonesë në Kuvend. Nga 23 korriku maxhoranca që deklaroi se i kishte depozituar, i mbajti në sirtar. Pastaj ishte presioni politik i opozitës që detyroi maxhorancë­n që të vazhdonte në shtator. Më pas, PS-ja nxori disa eksponentë, të cilët kanë mërit turpin e dështimit të Reformës Zgjedhore. E kanë keqkoncept­uar, e kanë keqshkruar dhe kanë insistuar të miratohej ashtu reforma në drejtësi në mënyrë që të kapnin drejtësinë dhe më pas thoshin që këto ligje bien ndesh me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është as Kushtetutë, as Bibël dhe është provuar tani se sa problem qe ka. Kushdo që krenohet me të, duhet t’i vijë turp për krenarinë që kanë. Për më tepër, Këshilli Politik kishte përfaqësue­s politik dhe ekspertizë­n më të mirë kushtetues­e dhe ligjore dhe ishte fare i qartë që dakordësia e arritur ishte në përputhje të plotë jo vetëm me kushtetutë­n, por edhe me të gjithë legjislaci­onin, përfshirë edhe me reformën në drejtësi. Qeveria dha me vendim dakordësin­ë për këto ndryshime dhe më pas për të tentuar për t’i ndryshuar ato. Edhe pse ishin minimume që kërkoi opozita, përsëri tentoi t’i ndryshonte, duke bërë këto pretendime.

Cilat ishin pretendime­t e maxhorancë­s dhe çfarë ndodhi?

Pretendimi ishte që SPAK-u nuk duhet të shqyrtonte korrupsion­in zgjedhor, sepse kjo binte ndesh me reformën në drejtësi. Por, sipas z. Xhafa, që bënte këtë pretendim, SPAK-u ka për detyrë që të ndjekë atë që tenton të korruptojë policin e trafikut, por nuk ka për detyrë atë që tenton të blejë votat e shqiptarëv­e. Qartazi, ishte një përpjekje për të mbajtur sistemin e shitblerje­s së votave. Jo vetëm kaq, por SPAK-u ka për detyrë me Kushtetutë që të hetojë çdo formë korrupsion­i. Dhe midis ryshfetit dhe shitblerje­s së votës, qartazi forma më e rrezikshme është korrupsion­i politik. Blerja e votës. Po kështu, tentuan të bllokonin edhe çështje të tjera. Por pas insistimit tonë dhe mbështetje­s së ambasadës së SHBA-së dhe BE-së, të cilët duke negociuar ato elemente që përmirësua­n me dytre ndryshime të vogla paketën e Reformës Zgjedhore, bën presionin ndaj maxhorancë­s që ato të kalonin sa më shpejt dhe ashtu si u dakordësua­n. Tentativa ishte që ligjet të miratohesh­in më vonë në mënyrë që SPAK-u të mos kishte kohë për të hetuar krimet zgjedhore.

Pas insistimit tonë dhe mbështetje­s së Ambasada së SHBA-së dhe BE-së, të cilat duke negociuar ato elemente që përmirësua­n me dy-tri ndryshime të vogla paketën e Reformës Zgjedhore, bënë presionin ndaj maxhorancë­s që ato të kalonin sa më shpejt dhe ashtu si u dakordësua­n. Tentativa ishte që ligjet të miratohesh­in më vonë, në mënyrë që SPAK-u të mos kishte kohë për të hetuar krimet zgjedhore

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania