Panorama (Albania)

Do rikthehej në burg, arratiset Moisi Habilaj

Ishte në “Arrest shtëpie”, në dhjetor Apeli i Katanias vendosi burg

- Moisi Habilaj

Moisi Habilaj është arratisur në Itali, pasi Policia shkoi për ta rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, por nuk e gjeti në shtëpinë ku po kryente “arrestin e shtëpisë”.

Prej majit të vitit të kaluar, Habilaj ishte në “Arrest shtëpie”, por më 17 dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Burime për “Balkanweb” thanë se dje ai nuk u gjet në shtëpi dhe u konfirmua arratisja. Moisi Habilaj për disa muaj ka qenë në “arrest shtëpie” në banesën e një të afërmit të tij, në territorin e San Michele di Ganzaria. Ai është kushëri i largët i ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ishministr­in e Brendshëm vetëm për akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që çështja e Tahirit të rigjykohej, ndërkohë që Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse do të rigjykohet apo jo. APELI I KATANIAS Për trafikanti­n shqiptar të drogës, Moisi Habilajn, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje në dënim. Kështu, për Moisi Habiljan vijon të mbetet në fuqi vendimi se do të vuajë 15 vjet e 5 muaj dhe 10 ditë burg, ashtu sikurse është urdhëruar më 19 qershor 2019. Vendimi u Gjykatës së Apelit u mor më 17 dhjetor 2020. Banda e trafikantë­ve, e cila kishte në krye Moisi Habilajn vepronte midis Shqipërisë

dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marijuane, por edhe armë lufte në ishull. Të gjitha do të kishin qenë të mundura falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhëni­e të drejtpërdr­ejta me klanet kryesore mafioze lokale. “Meridionew­s” ka zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se: “Nëse vini në Shqipëri, e kuptoni që Policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”. Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i muajit maj, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, në krahinën e Katanias.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania