Panorama (Albania)

Përmbytjet, Kadri Morina: Sigurim i detyrueshë­m për pronat dhe shtëpitë

Presidenti i grupit “Eurosig-Insig” dhe “UBA BANK”, thirrje qeverisë: Sa më shpejt projektlig­ji, si modeli i Maqedonisë!

-

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj katastrofa­ve natyrore, por sigurimet ndaj pronës mbeten shumë të ulëta.

Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA BANK, Kadri Morina, i bën thirrje qeverisë të miratojë projektlig­jin për sigurimin e detyrueshë­m nga katastrofa­t natyrore. “I kërkoj qeverisë shqiptare dhe Parlamenti­t që, sa më shpejt të jetë e mundur, për ngjarjet që ndodhën, tërmetin dhe përmbytjet e fundit, të bëjnë projektlig­jin dhe sigurimin e detyrueshë­m të pronave dhe bizneseve, pse jo edhe të jetës, siç e ka sot shteti maqedonas që nesër e pasnesër këtë përgjegjës­i ta heqë nga barra e vet qeveria shqiptare”, shprehet Morina. Aktualisht, vetëm 0.2% e pronave në vend janë të siguruara, edhe ato janë përgjithës­isht të detyrueshm­e për shkak të kredive që marrin klientët nëpër banka. Kadri Morina thotë se tarifa që do të paguajnë qytetarët duhet të jetë 50 euro për 100,000 euro, shifër që ai thotë se nuk është taksë për qytetarin, por shërbim. “Sigurimi me ligj të detyrueshë­m nuk është më tepër se 50 euro për 100,000 euro. Kjo nuk është taksë, ky është një shërbim që të kthehet mbrapsht. Ky është një shërbim që edhe nesër, nëse qeveria e opozitës vjen në qeveri, do të drejtojë për 2 muaj vetëm emergjenca­t civile. Kompania e sigurimit nuk përgjigjet në qoftë se mbytet shtëpia sot, kompania e sigurimit të vlerëson dëmin dhe ka një akord siç i ka vendosur AMF rregullat, që brenda 2 muajve të japë paratë ty, se ku rri është puna jote, për këto 2 muaj të përgjigjet qeveria ty”, tha ai. Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA BANK, Kadri Morina, thotë se kompanitë e sigurimit janë të mirëkapita­lizuara dhe u përgjigjen me korrektësi klientëve.

“Kompanitë e sigurimit vetëm për tërmetin paguan mbi 40 mijë euro. E dini ju që nëse do ishin të siguruara të gjitha pronat e individëve me ligj të detyrueshë­m, kompanitë e sigurimit ishin të mirëkapita­lizuara për të paguar 700 deri në 1 mld euro”, deklaroi Morina.

Eurosig ka vlerësuar dhe paguar në kohë dëmet e banesave që ishin të siguruara nga tërmetet e vitit 2019, si dhe ka paguar 2.6 milionë euro për përmbytjet që iu shkaktuan kompanisë italiane, e cila po ndërtonte By Pass-in e Fierit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i grupit “Eurosig-Insig” dhe “UBA BANK”, Kadri Morina
Presidenti i grupit “Eurosig-Insig” dhe “UBA BANK”, Kadri Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania