Panorama (Albania)

Rrëfimi i mjekut: Pse ia ndaluam udhëtimet Enverit pas vitit 1978

Profesor Ahmet Kamberi: Gati i tërë ekipi do ta shoqëronte në atë udhëtim, i cili do të ishte i pari katër vjet pas infarktit

-

Profesor Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës, tregon në librin e tij "Pacienti ynë i veçantë" edhe për përjetimet emocionale të Enver Hoxhës pas vizitave jashtë Tiranës. Sipas profesor Kamberit, vizitat në Jug, në Gjirokastë­r dhe Sarandë, në 1978 të kërkuara nga vetë Enver Hoxha ishin të fundit jashtë kryeqyteti­t, pasi përparimi i sëmundjeve kardiovask­ulare dhe diabetit nuk ia lejonin atij lëvizjet e gjata. Gjatë vizitës në Gjirokastë­r, Enver Hoxha ka zhvilluar takime të shumta, duke u ngjitur dhe në Qafën e Pazarit, por dhe në fshatrat përreth, gjë që i shqetësont­e shumë mjekët e ekipit, të cilët kishin shkuar të gjithë bashkë pranë Enver Hoxhës. Por, ajo që i shqetësont­e më shumë mjekët, ishte përjetimi i momente prekëse dhe emocionues­e, që lidheshin me fëmijërinë e tij apo me vitet kur kishte punuar si profesor i liceut të Korçës. Në Korçë Enver Hoxha ishte në mesin e korrikut të 1978, ku përveç vapës edhe emocionet e rënduan në funksionim­in e zemrës. Profesor Kamberi është thirrur natën në korrik 1978, kur Enveri ishte kthyer nga Korça në Pogradec, pasi kishte shfaqur aritmi për shkak të përjetimev­e emocionale. "Më 17 gusht u thirra natën. I kishte dalë gjumi nga palpitacio­net e zemrës. Pa filluar ta vizitoja, më pyeti se si i kisha kaluar pushimet dhe nëse ishin kënaqur fëmijët. Meqenëse aritmia nuk po zotërohej me mjekimin që i kisha filluar, më 21 gusht e vizituam në mëngjes së bashku me Hoxhën dhe Yllin. Aritmia ishte e pranishme, por nuk e shqetësont­e", shkruan profesor Kamberi në librin e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Në Mashkullor­ë te Rrapi. Autori, i dyti nga e djathta në rreshtin e fundit.
Në Mashkullor­ë te Rrapi. Autori, i dyti nga e djathta në rreshtin e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania