Panorama (Albania)

Nga Austria tek Arabia, nga erdhën 195 flakonët e “Pfizer”

Dyshimet e mjekëve. Brenda pak ditësh do mbërrijnë 2 mijë doza të tjera dhe deri në fund të shkurtit do vaksinohen mbi 44 mijë persona

-

Nga lajmi i beftë për nisjen e vaksinimit, te mbajtja sekret e vendit bujar që dhuroi 195 flakonë, ose 975 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.

Nisi kështu, me dritëhije, procesi i vaksinimit në vendin tonë. Në ditën e parë ishin 50 profesioni­stë shëndetësi­e të cilët patën mundësi të injektonin dozën e parë të vaksinës “Pfizer” në ambientet e Stadiumit Arena në kryeqytete­t. Ndërkohë që në vijim ky numër pritet të jetë më i lartë.

ORIGJINA

Çfarë ngjalli kërshërinë dhe hapi jo pak debat dje ish- te padyshim origjina nga kishin mbërritur këto vaksina. Një vend i mundshëm për t’i dhënë atributet e kësaj dhurate do të ishte edhe Turqia, por ishte vet Kryeminist­ri Rama që e fshiu si mundësi kur tha se ishte një vend i BE-së që kishte dhuruar një sasi prej 975 dozash vaksine. Mjeku kirurg Artan Koni, ndërsa akuzoi qeverinë për mungesë transparen­ce, vuri në dukje se nëse do të kishte qenë një dërgesë nga vendet e Bashkimit Europian, atëherë lajmi do të ishte bërë publik. Duke qenë se bëhet fjalë për një temë mjaft delikate siç është vaksinimi, shkruan mjeku, anonimati mbahet në minimum. “Rrjedhimis­ht, vjen në mënyrë logjike të hamendësoj­më se vaksinat kanë ardhur nga Dubai”. Austria ishte po ashtu një nga vendet e lakuara dje dhe kjo jo pa shkak, duke qenë se Kryeminist­ri atje deklaroi më herët se një pjesë e vaksinave do të dhurohej. Por për shkak të sasisë së madhe të dozave anti-Covid që kanë siguruar, vendet e mundshme mbeten po ashtu edhe Greqia dhe Italia.

DOZAT

Në fundjavë kanë mbërritur 975 dozat e para të vaksinës, ndërkohë që mësohet se në ditët në vijim, nga i njëjti vend do të mbërrijnë edhe 2 mijë doza të tjera. Më herët Kryeminist­ri bëri me dije edhe marrëveshj­en e arritur me kompaninë amerikane të vaksinës “Pfizer” për të siguruar 500 mijë doza. Nga këto, rreth 10 700 do të mbërrijnë brenda këtij muaji, ndërsa mbi 30 mijë të tjera brenda muajit shkurt. Siç është bërë e ditur edhe më herët, të parët që do të kenë mundësi të vaksinohen do të jetë stafi mjekësor në 4 spitalet Covid, mjekët e Urgjencës, si edhe grupet e epidemiolo­gëve në terren, që janë edhe në vijën e parë të kësaj përballjej­e, e që rrezikohen më shumë se çdo kategori tjetër. Në kalendarin e vaksinimit anti-Covid janë përfshirë edhe të moshuarit e qendrave të përkujdesi­t social e shëndetëso­r, por gjithçka do të jetë në varësi të ecurisë. Nëse shkohet sipas planit aktual, atëherë shumë shpejt do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit e tjerë mbi 75 vjeç dhe do të vijohet në mënyrë graduale me uljen e moshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania