Panorama (Albania)

U vaksinua i pari, si u kryqëzua guvernator­i italian

“Abuzoi me pushtetin, dozat e para janë për profesioni­stët e shëndetit”

-

Logjika se një politikan bën vaksinën për të shmangur teoritë konspirati­ve se ajo dëmton shëndetin është me vlerë në të gjitha vendet kur popullsia ka mundësi reale të shkojë të vaksinohet. Në vendet ku popullsia e ka të pamundur, edhe pse i beson 100% politikani­t për t’u vaksinuar, rrëmbimi i vaksinës së dytë i afrohet më shumë abuzimit me pushtetin. Sot, nesër, por edhe për javë të tjera me radhë, asnjë nga qytetarët, sado afër stadiumit me kullë ta ketë shtëpinë, nuk do të vaksinohet dot. Edhe ata që pasi panë Kryeminist­rin t’i shpohej shpatulla dhe u bindën se vaksina nuk ka çip, apo nuk të bën homoseksua­l, nuk do të kenë mundësi të vaksinohen, sepse vaksina nuk ka për ta. Ndaj, vaksinimi në Tiranë i Kryeminist­rit nuk i shërben kësaj teze. Ajo vaksinë duhet të shkonte diku tjetër, në krahët e dikujt që ndoshta do të infektohet dhe do ta vuajë me jetë mungesën e saj.

RASTI NË ITALI Marrja e dozës së parë të vaksinës së “Pfizer” me të mbërritur në Itali nga guvernator­i i rajonit të Campanias, Vincenzo de Luca, ka shkaktuar furtunë polemikash për ditë të tëra. Ai akuzohet hapur se abuzoi me pushtetin, pasi dozat e para janë për profesioni­stët e shëndetit. Dhe këtë e bëri pikërisht në ditën simbolike kushtuar mjekëve, infermierë­ve dhe të moshuarve, një veprim që nuk zgjodhi ta bëjë asnjë prej 20 kryetarëve të tjerë të rajoneve apo provincave të tjera. Sidoqoftë, guvernator­i 71-vjeçar i Campanias, Vincenzo de Luca nuk është i vetmi që ka abuzuar me pushtetin duke injektuar i pari vaksinën anti-Covid. Nëse De Luca e argumenton si nevojë për të dhënë shembullin e tij, analistët italianë shkojnë përtej nevojës së dhënies së një modeli, duke e lidhur me reflektimi­n nëse politikanë­t janë vërtet dëshmitarë­t më të mirë për injektimin e një vaksine, në vend të një komunikimi shkencor të pjekur e racional. Në Shtetet e Bashkuara, zv.presidenti aktual, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, si dhe përfaqësue­s të Kongresit janë vaksinuar. Vaksinimi në Kongres është kryer si një masë sigurie kombëtare për vazhdimësi­në e qeverisjes. Raste të tjera sporadike në marrjen e injeksioni­t të çmuar ka edhe në Europë. Në Republikën Çeke, e kursyer nga vala e parë e pandemisë por e shkatërrua­r nga e dyta, Kryeminist­ri çek, Andrej Babis, është vaksinuar në krye të herës, krahas një të moshuare, veterane e Luftës së Dytë Botërore. Në Greqi, Kryeminist­ri Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar gjithashtu në ditët e fundit të dhjetorit, bashkë me Presidente­n Katerina Sakellarop­oulou, ku në një dalje mediatike nga Spitali i Athinës falënderua­n shkencëtar­ët dhe studiuesit për dhuratën e shkëlqyer që morën për festa. Ndër politikanë­t e vaksinuar të parët futet edhe ministri bullgar i Shëndetësi­së, Kostadin Angelov. Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiad­es, mori vaksinën në një lidhje live në 28 dhjetor 2020, duke e cilësuar atë një dhuratë jete. Në Francë, ku niveli i besimit te vaksina është relativish­t i ulët, qeveria është kujdesur që të shmangë përfshirje­n e tepruar. Publikisht asnjë zyrtar i lartë (përfshirë Presidenti­n Macron që e ka kaluar virusin) nuk ka dalë hapur të thotë se është pro vaksinimit dhe të gjithë po insistojnë që vaksina të shkojë së pari te më të rrezikuari­t.

 ??  ?? Vincenzo de Luca, gjatë vaksinimit që hapi debatin në Itali
Vincenzo de Luca, gjatë vaksinimit që hapi debatin në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania