Panorama (Albania)

“Vendi përmbytet, qeveria në restorante­t e luksit në Dubai”

Basha, akuza qeverisë: Ka braktisur të përmbyturi­t. S’ka arsye që të mos ju ndihmojë me ujë e medikament­e

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar Rama në një darkë në Dubai, në restoranti­n luksoz të Nusretit.

Nëpërmjet një video-montazhi të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, kryedemokr­ati Basha denoncon jetën e luksit të kësaj qeverie dhe mungesën e reagimit në këto ditë të vështira që po kalon vendi. Në video thuhet se Rama dhe qeveria e tij e ka hallin te verërat e shtrenjta dhe rakia dhe se ata kujdesen për qejfet e tyre dhe jo për qytetarët. Në kohën kur qeveria duhet të ishte pranë qytetarëve të saj për t’u shërbyer, ata zgjedhin të jenë në një nga restorante­t më të shtrenjta të Dubait, ku vetëm një biftek kushton njëqindmij­ë lekë të reja. Ky është një turp i madh për qeverinë pasi njerëzit po përballen me disa fatkeqësi njëkohësis­ht, të cilat i kanë varfëruar. Videon kreu i PD-së e shoqëron edhe me një mesazh ku shkruan se: “Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetëso­re, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restoranti­n më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”. Më herët, nga Sukthi ku vizitoi zonat e përmbytura, Basha i kërkuar edhe një herë qeverisë të ndalojë propagandë­n, por të ofrojë ndihmë për banorët e zonave që gjenden nën ujë. Gjatë takimit me banorët, Kreu i PD-së u shpreh se kjo ndodh për shkak se Rama dhe qeveria e tij e kanë mendjen vetëm te qejfet e tyre dhe jo t’u shërbejnë qytetarëve. “Sot janë pakësuar reshjet, duhet urgjentish­t të merren masat, problemi është që mungesa e investimev­e ka sjellë këtë gjendje. Qeveria duhet të mendojë për ju, jo për veten. Nuk ka asnjë arsye që të mos ju vijnë në ndihmë, për ujë të pijshëm, për medikament­e, për ndihmë ushqimore, kjo është një zonë e varfër, zonë që përmbytet sa herë që bie shi”, tha Basha. Gjatë bisedës, një banor i tha se “kemi mbi 10 ditë pa ujë. Askush s’ka marrë masa për ne. Premtime na kanë dhënë, asgjë s’kanë bërë. Prishet tubi i ujit, shkojmë e rregullojm­ë vetë. Situata më keq s’ka ku shkon, kemi gati një javë e më shumë me këtë gjendje. Sot përmbytet gjithë kjo zonë, për një turbinë që duhej vënë. Për një diçka shumë të thjeshtë, një investim shumë i thjeshtë, përmbytet e gjithë zona. Zoti na ndihmoftë, se për dorën e shtetit ne jemi të vdekur”. Nga ana e tij, kreu i opozitës u tha banorëve se arsyeja që ata përmbyten sa herë që bie shi, janë investimet e munguara të qeverisë dhe pushtetit lokal në këto tetë vite qeverisjej­e nga rilindja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania