Panorama (Albania)

Darka në Dubai, Vasili tregon prapaskena­t se çfarë fshihet dhe i bën thirrje SPAK të hetojë

-

Nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili, denoncoi dje përmes një deklarate për mediat se përtej darkës së shtrenjtë të ministrave të Shqipërisë në Dubai fshihet diçka më e rëndë, të cilën e konsideron si skandalin më të rëndë të një shekulli. Sipas Vasilit, në atë tavolinë janë bërë pazaret e një marrëveshj­eje ku anashkaloh­en të gjitha ligjet e konkurrenc­ës së ndershme në fushën e turizmit, bujqësisë dhe infrastruk­turës në Jug të vendit. “Është rënë dakord që sipas marrëveshj­es që kanë nënshkruar të dyja palët, të gjitha projektet, kontratat dhe gjithë çka lidhje me këtë marrëveshj­e nuk do t’i nënshtrohe­n asnjëherë prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurrues­e publike apo ndonjë procedure tjetër të përcaktuar në legjislaci­onin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Dhe konkretish­t në tavolinën e darkës ka edhe një menu tjetër. Kjo është edhe menuja e vërtetë, që të dini se çfarë shqyen në atë darkë. Në atë darkë ishin 3 projekte, pikërisht pjesë e kësaj marrëveshj­eje: rizhvillim­i i Portit të Durrësit; mundësitë e investimev­e në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikë­s së Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe e treta, investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit. Pra të gjithë këto zona me një potencial të jashtëzako­nshëm turistik, me mundësi të jashtëzako­nshme, që nëpërmjet garës së hapur, konkurrimi­t të ndershëm, themelit të një shoqërie demokratik­e, por që bën biznes të ndershëm, janë tashmë objekt ndarjeje e shitjeje, pa asnjë konkurrim e asgjë, dhurata reciproke që Shqipëria i bën kujt i intereson”, tha Vasili.

 ??  ?? Faksimile e marrëveshj­es së publikuar nga Petrit Vasili
Faksimile e marrëveshj­es së publikuar nga Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania