Panorama (Albania)

Vota e emigrantëv­e, jo 32 mijë, por vetëm 900 emigrantë janë regjistrua­r

-

Votimi i emigrantëv­e është një nga detyrat më të vështira që ligjvënësi­t i ngarkuan KQZ-së dhe që tani kanë filluar të dhënat kontradikt­ore. Ditën e shtunë, KQZ-ja shpërndau një relacion të projekt-aktit se si do të votojnë emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave të marra nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile, KQZ-ja informoi se në sistem ishin regjistrua­r 32 mijë emigrantë që mund të votonin. Nëse do të votonin të gjithë, mjaftonin për tri mandate deputetësh në parlament. Por, vetëm dy ditë më pas, gazeta “Panorama” mëson se Drejtoria e Gjendjes Civile ka korrigjuar të dhënat e emigrantëv­e të regjistrua­r në sistemin për të dhënat, në mënyrë që të votojnë. Nuk është 32 mijë, por rreth 900 të tillë. Gjendja Civile ka nënvizuar në përgjigjen që i ka çuar KQZ-së se të dhënat e para ishin gabim dhe i ishin referuar një informacio­ni të vjetër. Në draftin e KQZ-së të publikuar të shtunën thuhet se, një sistem do të mundësojë regjistrim­in e emigrantëv­e shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një projektven­dimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni

Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistroh­en, por fillimisht të deklarojnë vendbanimi­n e tyre. Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamenta­re do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZsë, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimi­n e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave: 1Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjarev­e, 2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID. Nëse këto të dhëna nuk përputhen, sistemi do të njoftojë automatiki­sht shtetasin për rezultatet e mospërputh­shmërisë/mosregjist­rimin e tij.

 ?? Bledar Doracaj ??
Bledar Doracaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania