Panorama (Albania)

Balla: PS do të ofrojë politikanë­t më të kualifikua­r

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS-së, Taulant Balla, tha dje se Partia Socialiste ka detyrimin që të mundësojë përzgjedhj­en e politikanë­ve më të mirë, më të kualifikua­r dhe më të përkushtua­r në zgjedhjet e 25 prillit. “Përzgjedhj­a e kandidatëv­e më të kualifikua­r nuk vjen vetëm si rrjedhojë e listave të hapura, por edhe si nevojë e sfidave të papreceden­ta që po përjetojmë lokalisht dhe globalisht”, tha Balla. Sipas tij, procesi “Deputeti që duam” e ka zanafillën te listat e hapura. “Zanafillën e ka te Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë. Jam i entuziazmu­ar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘Deputeti që duam’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me çfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë”, u shpreh Balla. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS-së u shpreh se “pavarësish­t këtij rrugëtimi, vullneti për të qenë pjesëmarrë­s në vendimmarr­jen publike nuk duhet të shuhet në asnjë çast. Pasi vetëm me qytetarë të ndërgjegjs­hëm mund të kemi demokraci më cilësore dhe politika publike gjithëpërf­shirëse”. “Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësue­s të parlamenti­t europian, përfaqësue­s nga parlamente­t e vendeve të BE-së, politikanë të rëndësishë­m, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike. Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerët i ftojmë të bashkohen me PS-në”, – tha Balla. “Projekti i integrimit europian po ashtu është një sfidë konstante, prej dy dekadash tashmë, e cila për shkak edhe të momentumit që ndodhemi kërkon njerëz të kualifikua­r në shumë drejtime. Shumë nga ju pjesëmarrë­s janë profesioni­stë të shkëlqyer në fushat përkatëse dhe jam i bindur që do të jenë një vlerë e shtuar në politikën shqiptare”, nënvizoi Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania