Panorama (Albania)

Çavushoglu

- TIRANE

“Mjaft luajtët rolin e 'burrit të mirë' dhe uluni në tryezën e dialogut. Të caktohet një datë dhe të ulemi në dialog. Shpresojmë që ftesa turke të jetë për të folur mbi çështjet me të cilat po përballemi”

“Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e Jashtëm grek, Dendias. Uroj që ministri grek të pranojë ftesën e Kryeminist­rit Rama dhe të takohemi në Tiranë”

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka zbuluar rolin e lajmësit që Kryeminist­ri Rama ka luajtur gjatë turit të tij nga Ankaraja në Athinë.

Çavushoglu ka ftuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, të takohen në Tiranë, sipas propozimit që kreu i qeverisë shqiptare kishte bërë. Nga ana e tij, Kryeminist­ri Rama nuk ka dhënë asnjë detaj nga vizita e tij në Athinë, ndërsa takimet private të tij me ministrin Dendias dhe Kryeminist­rin Mitsotakis treguan se ai përcillte një mesazh diplomatik nga Presidenti Erdogan. Këtë rol të kreut të qeverisë Rama e njoftuan dhe mediat turke ditën që Rama qëndronte në Athinë me Kryeminist­rin Mitsotakis. Çavushoglu ka treguar të plotë rolin që Edi Rama ka kërkuar të luajë në marrëdhëni­et mes Greqisë dhe Turqisë. "Pas datës 11 janar Turqia kishte deklaruar se mund të fillojmë takimet. Në kuadër të kësaj gjëje, Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama na ka ftuar mua dhe ministrin Dendias për të mbajtur bisedime në Tiranë. Dhe në të njëjtën ditë Dendias kishte refuzuar. Miq tanë janë angazhuar në negociata. Por, ne jemi gati që sot. Ne ftojmë Greqinë në bisedime të mbajtur takimin e parë në janar. Ne jemi vendi pritës. Miqtë tanë që po kryejnë këto negociata do të përcaktojn­ë historinë e tyre me homologët në Greqi. Por, ne jemi gati duke nisur nga sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e Jashtëm grek, Dendias. Uroj që ministri grek të pranojë ftesën e Kryeminist­rit Rama dhe të takohemi në Tiranë", tha Çavusoglu. Këtë deklaratë Çavushoglu e bëri gjatë një konference për mediat me homologun e tij qipriot turk Tahsin Ertugrulog­lu në Ankara.

GREQIA Ministria e Jashtme e Greqisë njoftoi mbrëmë se Athina dhe Ankaraja do të ulen në tryezën e bisedimeve më 25 janar në Stamboll dhe jo në Tiranë. Në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Greqisë thuhet se: "Raundi i parë i bisedimeve paraprake do të zhvillohet në Stamboll më 25 janar 2021. Sipas burimeve diplomatik­e, pala turke komunikoi me Athinën. Ankaraja propozoi që raundi i 61-të i Kontakteve Hulumtuese të zhvillohej në Stamboll më 25 janar 2021, një ftesë të cilën Athina e pranoi".

Menjëherë pas ftesës së ministrit të Jashtëm turk, Ministria e Jashtme e Greqisë kishte mohuar se kishte një ftesë zyrtare nga Ankaraja. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioanno­u, konfirmon se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga

Turqia, por në rast se do të ketë atëherë Greqia do e pranojë për të diskutuar e negociuar ne bazë të ligjit ndërkombët­ar. "Ministria e Jashtme greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmëri­në e saj për t'iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombët­ar mbi caktimin e zonës së EEZ-së dhe shelfit kontinenta­l", tha Papaioanno­u.

MITSOTAKIS Kryeminist­ri i Greqisë,

Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar lidhur me ftesën për dialog nga ana e Turqisë. Gjatë një konference të përbashkët nga Lisbona me homologun e tij portugez Anostas, Mitsotakis ka thënë se Greqia do të marrë pjesë në kontaktet eksplorues­e ku të caktohet një datë, bazuar në vendimet e Këshillit Europian. I pyetur në lidhje me vërejtjet e z. Tsavousogl­u, se Ankaraja dëshiron të fillojë kontakte kërkimore në janar, z. Mitsotakis e përshkroi atë si "pozitive që Turqia shpreh vullnetin për të filluar procesin" , duke shtuar se qëndrueshm­ëria dhe vazhdimësi­a e dialogut janë të nevojshme. "Mjaft luajtët rolin e 'burrit të mirë' dhe uluni në tryezën e dialogut. Të caktohet një datë dhe të ulemi në dialog. Shpresojmë që ftesa turke të jetë për të folur mbi çështjet me të cilat po përballemi", është shprehur Kryeminist­ri grek Mitsotakis.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania