Panorama (Albania)

Gazetarja e “Panorama” fiton çmimin “Fatos Baxhaku”

Metaj, çmim të parë për “Media lokale për çështje vendore”

-

Në Gjirokastë­r është zhvilluar ceremonia e shpalljes së çmimit kombëtar “Fatos Baxhaku” për gazetarët dhe korrespond­entët lokalë me temën “Media lokale për çështje vendore”. Ky konkurs që organizohe­t për herë të parë u shpall në 9 janar 2020, ndërsa çmimet u ndanë një vit më pas, pikërisht në ditën e lindjes së Fatos Baxhakut. Në vend të ritualit të zakonshëm për të mbajtur një minutë heshtje, të pranishmit dhanë një duartrokit­je të fortë dhe të gjatë në nderim të Fatos Baxhakut, me emrin e të cilit është pagëzuar ky konkurs. Mbështetur në vlerësimet dhe vendimin përfundimt­ar të jurisë së konkursit për Çmimin Kombëtar “Fatos Baxhaku” për gazetarët dhe korrespond­entët lokalë me temën, “Media lokale për çështje vendore”, me çmim të parë u vlerësua gazetarja Brikena Metaj, korrespond­ente e “TV News 24”, gazetës “Panorama” dhe

“Balkanweb”. Me çmim të dytë u vlerësuan gazetari me eksperienc­ë Thoma Nika i mediave lokale Sarandë, dhe Jonida Qirko e mediave sociale Gjirokastë­r. Çmimin e tretë e merituan: gazetarja dhe kryeredakt­orja e TVGJ, Silvana Lula, gazetari tepelenas i mediave sociale, Aleksandër Toti, dhe raportuesj­a e emisionit të përditshëm “Aldo

Mornig SHOW”, gazetarja e “TV Klan”, Dorina Muho. Çmimet dhe suveniret shoqëruese u dorëzuan te fituesit nga kryetarja e Këshillit të Qarkut të Gjirokastr­ës, Lindita

Rova, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, kryetari i QKMA, Engjëll Seriani, drejtori i TVGJ, Arjani Xhani, dhe të ftuar të tjerë pjesëmarrë­s në këtë event. Qendra Kulturore Mediatike “Antigonea” organizoi në mjediset e Radio Televizion­it Gjirokastr­a ceremoninë e shpalljes së fituesve të Çmimit Kombëtar “Fatos Baxhaku” për gazetarët dhe korrespond­entët lokalë me temën “Media lokale për çështje vendore”. Në prezencë të një numri të kufizuar miqsh dhe kolegësh, për shkak të respektimi­t të protokolle­ve të pandemisë, por me një respekt dhe dashuri të madhe për gazetarin e fjalës së mençur e të matur, për “babanë e reportazhi­t” të ndarë nga jeta, Fatos Baxhaku, ndarja e çmimeve ku u përfshinë rreth 60 gazetarë dhe korrespond­entë lokalë, u organizua në ditën e lindjes së tij, në 9 janar. Juria e këtij konkursi përbëhej nga gazetarë me një karrierë të gjatë në mediat lokale si gazetarë, redaktorë dhe drejtues për dekada të tëra të mediave të shkruara dhe vizive.

 ??  ?? Gjatë ndarjes së çmimeve në Gjirokastë­r
Gjatë ndarjes së çmimeve në Gjirokastë­r
 ??  ?? Gazetarja e “Panorama”, Brikena Metaj
Gazetarja e “Panorama”, Brikena Metaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania