Panorama (Albania)

Qëllohen me armë dy shtetas shqiptarë, humb jetën një prej tyre

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Agios Sostis, Greqi, ku dy shtetas shqiptarë janë qëlluar me breshëri arme. Sipas autoritete­ve greke, ngjarja ndodhi në rrugën “Syggrou”, në Athinë, ndërsa një prej tyre mbeti viktimë dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Mediat greke kanë raportuar se autorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, e cila më pas është larguar me shpejtësi. Menjëherë pas ngjarje, Policia është vënë në ndjekje të makinës së autorëve të kësaj masakre të ndodhur në qendër të Athinës, ku protagonis­të janë shtetas shqiptarë. Emrat e këtyre të fundit nuk janë publikuar, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit. Autoritete­t greke kanë bërë të ditur se makina me të cilën udhëtonin autorët, është larguar në drejtim të zonës së Petralona. Policia greke ka bërë të ditur për mediat vendase se mes të plagosurve është një punonjës i kafenesë, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë për jetën, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Të njëjtat burime thonë se kjo ngjarje dyshohet për larje hesapesh midis grupeve të shqiptarëv­e. Ndërkohë thuhet se viktima dhe një nga të plagosurit dyshohet të jenë të afërm me njëritjetr­in. Forca të shumta Policie dhe një njësi sigurie kanë shkuar në vendngjarj­e, ku gjetën shtatë gëzhoja arme.

Nga verifikime­t paraprake të bëra nga Policia greke, dyshohet se objekt i sulmit me armë janë babë e bir. Viktimë ka mbetur babai, ndërsa u plagos rëndë dhe është në rrezik për jetën djali i tij 25-vjeçar. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, autoritete­t vendase thonë se viktima ka tentuar të mbrojë djalin e tij nga plumbat, që u lëshuan nga disa persona që ishin në lëvizje me një automjet. Sh.D

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania