Panorama (Albania)

Si u përlesh kambisti me grabitësit në oborrin e shtëpisë, i morën 10 milionë lekë

Tre persona të maskuar dhe armatosur grabitën Shefqet Muçën, sapo doli nga shtëpia. Biznesmeni neutralizo­i një nga autorët

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën në shtëpinë e një kambisti.

Prania e grabitësve është vënë re nga vetë biznesmeni dhe familja e tij, mes të cilëve ka pasur edhe përleshje fizike. Pavarësish­t kësaj, grabitësit arritën t’i merrnin shumën prej 100 milionë lekësh të vjetra, ndërsa ai jo vetëm u përlesh me ta, por edhe arriti të kapë njërin dhe ta mbajë derisa mbërriti Policia. Uniformat blu njoftuan se ngjarja ndodhi rreth orës 06:10 minuta të mëngjesit të së hënës, kur kambisti Shefqet Muça u sulmua nga 3 personat e armatosur SI NDODHI NGJARJA Kambisti Muça ishte duke dalë nga banesa e tij, një shtëpi private në lagjen Nr. 1 të qytetit të Korçës dhe në dorë mbante një çantë, brenda së cilës kishte vlerën monetare.

Shumën prej 100 milionësh ai do ta konvertont­e në euro dhe dollarë, të cilat i duheshin për në pikën e tij të “Exchange”-it. Por, ndërsa ende nuk kishte arritur të mbyllte mirë derën e shtëpisë, Muça u sulmua nga persona të cilët dolën befasisht nga rruga përbri banesës së tij dhe nën kërcënimin e armës u sulën drejt tij duke i marrë çantën ku ndodheshin lekët. Menjëherë ai reagoi duke u konfliktua­r fizikisht me ta dhe ndërsa grabitësit e goditën, zhurmat i dëgjuan anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshor­tja dhe djali i tij të cilët dolën me vrap për t’i shkuar në ndihmë. Grabitësit pasi arritën t’i shkëpusnin çantën nga duart u përpoqën të largoheshi­n me vrap, por Muça i ndoqi ata dhe pak metra më tutje kapi njërin prej agresorëve dhe nisën të konfrontoh­eshin edhe fizikisht. Edhe djali dhe bashkëshor­tja shkuan për ta ndihmuar kambistin, ndërsa ai arriti të shtrinte përtokë njërin prej autorëve dhe pavarësish­t kërcënimev­e të 2 shokëve të tij Muça nuk e la të ikte, duke pritur Policinë të vinte në vendngjarj­e. PËRLESHJA FIZIKE Si pasojë e përleshjes me grushte dhe sende të tjera Muca, dhe familja e tij pësuan lëndime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit e së bashku me ta edhe njeri prej grabitësve, i cili u arrestua nga Policia dhe u identifiku­a si Agim Çaçi, 41 vjeç nga Durrësi. Për familjen Muça ky ishte rasti i katërt që sulmohen me qëllim grabitjen, ndërsa sipas tyre gjithçka ndodhi brenda pak minutash. Ndërsa të bërtiturat dhe zhurmat e krijuara si pasojë e përleshjes kanë zgjuar edhe fqinjët, të cilët kanë dalë jashtë dhe i kanë shkuar në ndihmë kambistit deri në momentin e mbërritjes së Policisë.

FQINJI Ndërkohë, fqinji i familjes Muça ka treguar gjithë ngjarjen, sipas tij, një nga autorët e kishte kapur vetë Shefqeti, të cilin ia kishte hequr nga duar pasi po e qëllonte për ta vrarë. “Dëgjova ulërima dhe dola. Ishte qetësi dynjaja dhe thashë ç’po ndodh. Thirr njëri, thirr tjetri, e shoqja thërriste me të madhe. Nuk më shkoi mendja, kur u afrova pashë gjithë skenën. Shefqeti i gjakosur nga fytyra, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa nga dora. Ai e mbante të shtrirë përdhe, ishte gati ta vriste. Nga fytyra, Shefqetit i rridhte gjak dhe atij që e kishte grabitur i dukeshin duart që i mbante lart se ky nuk e linte të lëvizte. Shefqeti më tha që do ta vriste. Më tregoi që i kishte vajtur tjetri, shoku i këtij me pistoletë dhe ia mbante në kokë. Ai i tha lëshoje, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit po deshe”. Pastaj ngaqë u bë rrëmujë ata kishin ikur me vrap. Unë pashë me doreza autorin, nuk e vura re kishte maskë apo jo, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin”, tregoi fqinji.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi përleshja e kambistit me autorët
Vendi ku ndodhi përleshja e kambistit me autorët
 ??  ?? Fqinji i biznesmeni­t të grabitur
Fqinji i biznesmeni­t të grabitur
 ??  ?? Momenti i grabitjes në Rinas
Momenti i grabitjes në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania